– Kam burrin në burgun e Burrelit, - ia ktheu
ajo, ndërsa kokën e mbante drejt xhamit se nuk donte të shikonte reagimin e
tij.
Ai
u gëlltit, siç bënin të gjithë, dhe më pas u çua nga vendi.
–
Nanë, - iu drejtua një gruaje rreth të pesëdhjetave që rrinte në këmbë, - hajde
ulu në vendin tim.
Ky
veprim nuk e shqetësoi aspak, ishte mësuar tashmë.
“Ai më mori biletën, më gjeti edhe vend në
autobus, nuk ka pse të më interesoje më,"- mendoi me vete.
Pas më shumë se tri orë, nëpërmes një rruge të tmerrshme, nëpër kush e di sa
kthesa, u shfaq qyteti. Ishte i bukur. Autobusi eci nëpërmjet një rruge që
dukej se ishte hyrja në një ekuacion me shumë të panjohura. Ai qytet ishte i rrethuar nga një
mister i madh për hir të atij burgu famëkeq.
U habit kur pa se njerëzit ishin miqësorë. Për aq pak sa ndenji në atë vend, nuk pa asgjë të frikshme, përkundrazi, në dy anët e rrugës atomobilistike kishte pemë të shumta, me mollë. Dëgjoi zërin e dikujt që i shpjegonte një burri, që mesa duket po shkonte edhe ai për herë të parë në atë vend, se mollët, kur piqeshin, mblidheshin dhe shpërndaheshin nëpër shtëpitë e qytetit, sipas numrit të pjesëtarëve të familjeve. Njerëzit jetonin jetën të shkujdesur, pa e vrarë mendjen se jo shumë larg tyre treteshin shpirtra njerëzisht që s´kishin bërë asgjë të keqe, vetëm se nuk pajtoheshin me pushtetin.

Autobusi ndaloi në qendër. Vera, mori drejtimin drejt rrugës së burgut. Shumë sy e shoqëruan teksa lëshonte me
dhembje këmbët drejt asaj ndërtese të madhe prej betoni ku mbahej Iliazi.
Një polic hijerëndë i hapi derën e
burgut. Krisma që dha ishte e madhe, a thua se edhe dera e kuptonte se gjithçka
ndodhte aty ishte e pazakontë, e tmerrshme, e frikshme.
Ai i hodhi një vështrim tinëzar, ndërsa qeshi me ironi nën mustaqet që dukej sikur i hante sa herë fliste. Takat e
saj dëgjoheshin si padashje nëpër dyshemenë e atij korridori që iu duk i gjatë, sa një jetë. Ato jehonin më shumë për shkak të mureve prej betoni, nga të cilat
mbahej fort fortesa se, mos e dhëntë perëndia, nuk duhej as permenduar “të ikte ndonjë prej
aty”.
Një qeli e hapur, e mbetur bosh. Ajo lëshoi sytë pa dashje: emra të gdhendur në mure, një WC e papastruar, kush e di sa kohë, një çarçaf kishte mbetur gjysmë i lidhur e, dukej sikur mbante ende pas vetes trupin e një ditëziu që kishte dhënë jetë para se Vera të shkonte aty. U tmerrua! E dinte që në burg nuk ishte e lehtë, por kurrsesi nuk e kishte menduar të tillë. Iliazi u habit, e priste. Për gjashtë muaj që nuk e kishte parë, ishte dobësuar shumë, ishte zverdhur.

“Jam ftohur”, - i tha.
I kishte nisur shumë letra, por asnjërën prej tyre ajo nuk e kishte marrë.
Qelia e tij ishte e vogël, e ftohtë. Flinte në një dhomë ku edhe duhej të kryente nevojat e tij personale. Iu duk vetja egoiste që qahej aq shumë për shtëpinë e saj të varfër.

“Ai e ndiente, më paralajmëroi që ditë të vështira do të
vinin, më kërkoi të kujdesesha shumë për Elmën, t’i flisja për të, t’i tregoja
që i ati nuk kishte bërë asgjë të keqe, përveçse pa dashje kishte thënë një
fjalë kundër “Partisë Mëmë”.
Kjo ishte hera e fundit që e pa Iliazin, ndërsa Elma nuk e
pa më kurrë. Lajmin e vdekjes e mësoi nëpërmjet një letre, të zhubrosur, rreth
një vit më vonë.
Shkeputur nga libri: "Mekati"
Shkeputur nga libri: "Mekati"
No comments:
Post a Comment