“Mos”,
- të duhet të ndërrohesh sërish, sapo t’u derdh kafeja, ishte ajo këmisha që
dje kishe ndenjur një orë duke e hekurosur. Pikërisht ajo me 100 pala e rrudha
që nuk e di se çfarë të tha mendja kur e bleve. E kur dita nis në këtë mënyrë,
edhe përfundimi nuk pritet të jetë më ndryshe. “Een ongeluk komt
nooit alleen”, - thonë holandezët, që shqip- shqip i bie: “kur vijnë, hapu
derën”. Merr me nxitim një çantë të madhe me gjithë rrobat e fëmijës, që i ke
përgatitur një natë më parë, e që i duhen për në kopësht. Sapo ke shtypur
butonin e ashensorit kujtohesh që nuk i ke marrë këpucët që edukatorja të
kërkoi një ditë më parë. Nuk ke më kohë të kthehesh. Do të bësh një sy
qorr nuk do t’ja zësh fare në gojë, -fundja le të rrijë një ditë pa ato
këpucë, kot nuk po paguan gjithë ato para, ke aq shumë gjëra për të bërë. Mbi
të gjitha je tepër vonë.
Fëmija nuk bindet të ulet në karrigen
e tij, e pasi ti përpiqesh me të mirë se me të keq nuk mundesh, më në fund ndez
makinën. Kur nuk ke dalë akoma nga parkimi ndizet drita e verdhë. Ke
harruar t’i hedhësh karburant. Akrepat e orës sikur i ha njeri me shpejtësi,
bëhesh akoma edhe më vonë. Le djalin me shpejtësinë e erës, edukatorja diç do
të thotë për një ditë më parë. Ti ben një buzëqeshje pa kuptim, duke e lënë atë
me gojë hapur pasi ato që po të thotë nuk janë fare për të qeshur, ikën gati me
vrap. Ndalon në pikën e karburantit më të afërt, por jo nuk është e thënë Një
gjyshe që mund të jetë rreth të 70-ve, e ka me nge, i duhen më shumë se 15
minuta të mbushë makinën me karburant, të paguajë paratë tek kasa, dhe kulmi
është kur ajo ndalon tek makina e kafesë, pasi e rrufit një herë në vend, niset
për tek makina e saj. Më në
fund thua me vete, - ja hodha, - të erdhi rradha, do të lëvizësh. Ajo nis
makinën kur ti sheh të shkuar “ You just pased by a girl”, - qesh; ç’mund të
bësh tjetër. Ndonjëherë jeta duhet marrë kaq lehtë.
Për
inatin tënd shefi shfryn të gjithë nervat e një natë të koklavitur me të
shoqen. Kolegia e punës, kur të qëllon nga ato tipet që ju punon truri vetëm në
një vend të pyet pa u ulur mirë për dicka që nuk kupton. Të vjen koka vërdall
dhe thua se ku e gjen atë energji që flet në atë orë. Pasi mundesh t’i japesh
një përgjigje jo ofenduse, zhytesh në malin e madh të punëve që ke lënë një
ditë më parë. “Ah sikur t í kisha mbaruar dje”, - dhe pastaj kujtohesh që dje i
le pikërisht me mendjen: “hajde se i bëj nesër”,- fillojnë të dhembin sytë,
gjymtyrët, gjithçka.
Më
në fund ora 5 duhet të ikësh, merr frymë thellë, iku dhe një ditë. Zbret
shkallët e ndërtesës gati me vrap, ashensori është prishur, nuk ke më kohë të
presësh. Nisesh, ndez radion, autostrada në të cilën ndodhesh ti është më e
bllokuara, të duhen të paktën 30 minuta deri në daljen më të afërt. Nuk ke
çfarë bën, të duhet vetëm të presësh. Mendon se në shtëpi të presin mijëra
punë, “ah sikur të kishe mundësi vetëm të flije, pa e vrarë mendjen për asgjë e
të zgjohesh në një ishull të qetë, ku uji i detit si kristal dëgjohet nën
fërshëllimet e gjetheve të pemëve që bien mbi shezllonin tënd”. Për një çast
ëndërron me sy hapur, kur sapo bëhesh gati të zhytesh në det, zgjohesh nga
boritë e makinave, shoferët e të cilave janë irrituar më tepër nga pritja
jote.
Djali
është në kopësht, është shumë vonë, kush e di sa do të kushtojë ajo orë e
tepërt atje. Edukatorja flet për 100 prapësi që ai ka bërë, të duhet të ikësh,
të presin një mal me enë për të larë, të duhet edhe të gatuash, zëri i saj të
tingëllon i largët në sfond.
Kujtohesh
që ajo tha që djali ka ngrënë, përpiqesh t’i japësh diçka, ai nuk do. “Si ka
mundësi?! Ke blerë të njëjtat gota e pjata si në kopësht, ke qumështin më të
shtrenjtë, jo aq të lirë sa e blejnë ata, dhe ai prapë nuk do”, - i jep fund do
të lesh të flerë, nuk mundesh më!
Më
në fund ndjen erën e çarçafëve të larë, sa të kanë munguar që nga mëngjesi kur
ishe ndarë.
No comments:
Post a Comment