Powered By Blogger

Wednesday, June 8, 2016

Letra e nje gruaje te vrare

Nëse ti po e lexon këtë letër tani, do të thotë se une nuk jam me. E dija, e parandjeja, ndaj dhe po te shkruaj. Mos e gjyko "Arditin", ai nuk ishte i keq, jeta, shoqeria, nganjehere edhe vendi e bene te tille. Nuk kishte ngritur kurre dore mbi mua.
Gjithcka ndryshoi kur ne erdhem nga Greqia, kriza na i mori te gjitha, me keq se atwhere kur lame leket ne firmat piramidale, te kujtohet? Nuk kishim as pune, as gje prej gjeje, edhe ato pak kursime ai i harxhoi ne bixhoz. Filloi te pinte, oh sa shume pinte. E mora nje nate ne telefon, Ergysi, djali i vogel ishte semure, kishte shume temperature, kisha frike. Shoket e vune ne loje: "Shko, shko se tw kwrkon gruaja!"
Qe prej asaj nate ai ndryshoi, me qelloi shume. Por nuk me dhembi as syri i nxirw e as brinja e krisur, sa me thembi shpirti qe u thye. U be cope prej asaj nate.
Une e dija qe do te me vriste. E thashe dhe ne polici, nuk doja ta dwnonin, vetem ta mbanin larg prej meje e, ata nuk e bene. Qeshnim me mua sa here shkoja ne komisariat, me sy te nxire, me buze te care. "Po kjo kurva, erdhi prape?!"- i degjoja policet qe thonin; nuk shkova me as atje.
Mos u merzit, nuk te kerkoj tw qash, as te mbash zi per mua, dua ndihmen tende tani qe une nuk jam
me. Mos u habit as kur te shohesh 200€ ne zarf e di nuk jane shume e nuk do te mjaftojne. Bleji Ergysit kostumin e matures e di qe do te shtosh edhe te tjera deri kur te vi ajo dite, ndoshta me aq para nuk mund te blesh as kemishen. Tregoji atij qe kishte nje nene..., qe e donte shume, ka dhe nje baba qe ndoshta do te jetw ne burg, ose per mungese provash do ta lirojne. Ergysi eshte 5 vjec tani, nuk i kupton keta gjera. Kujdesu per te, kur une te mos jem me...

Wednesday, June 1, 2016

Për kaq pak gjë

- Shume paster per te qene nje spital.
- E di, edhe une kete gje kam menduar kur e pashe per here te pare. U cudita se nuk mban era spital, nuk shikon as carcafe me gjak mbi krevate... banjat jane te pastra, ka edhe leter e solucion per te lare duart. A po, ka edhe uje.
Por nuk ka njerez qe bertasin, qe perplasen sa ne nje porte ne nje tjeter, apo infermiere dhe mjeke qe te shohin nga duart sa para do t'ju japesh....
E di qe ne pamje te pare duket ndoshta me shume si ndonje qender tregtare, por ky eshte vetem nje spital normal ne Rotterdam.
Nese ke vajtur per nje kontroll rutine te shijon edhe kafja aty ne holl. Kur ka diell, rrezet deportojne nepermjet catise prej xhami, nese eshte dite me shi, mund ta shijosh serish ne menyren e saj... vuajme per kaq pak gje ne shqiptaret...