Powered By Blogger

Tuesday, December 13, 2016

Të ikësh, apo të rrish?

Ah, si nuk e kam edhe unë një grusht të fuqishëm... Po edhe nëse e kam, kujt t'i bie më parë?! Propozoj të ndërrojmë të gjitha karriget e ministrive dhe drejtorive. Unë mendoj se për çdo fatkeqësi që ndodh sot, fajin e ka vetem karrigia. E shikoja dikur Ilir Beqen, goxha burrw. Më bënte shumë përshtypje, andej nga viti 2004, kur vinte në Komisionin e Ekonomisë, ngjitej deri në katin e tretë të Kuvendit, me këmbë të thyer, me paterica. Mendoja me vete: kush e di c'bën ky, po t'i ketë gjërat në dorë?! Pastaj e dëgjoja që fliste me fjalë te mëdha për sigurimet shëndetësore, e prapë mendoja: pse nuk e lënë këtë njeri t'i realizojë këto që thotë. Sot, po prapë pyes veten: tani që është në krye, pse nuk i bën ato, që vetë ka thënë dikur?! E shikoni pra, që fajin e ka karrigia.
Më shqetëson e ardhmja ime dhe e fëmijëve të mi. Shpeshherë, e gjej veten në pikëpyetjen e madhe: a duhet të qëndroj, apo të iki dhe unë?! Dhe më besoni, cdo ditë që kalon unë tundohem më shumë.
Më shtyn të mendoj drejt ikjes, parada e modës çdo të enjte në parlament. I them vetes: atë fundin e kuq do e ketë blerë me taksat e mia të muajit që shkoi, ndërkohë që unë e mbylla sërish me borxhe. "Po atë cantën MK ?" - atë do ta ketë nga qiraja e lartë e ndonjë gjynahqari. Jo, një cantë kaq e shtrenjtë do të jetë dhënë si dhuratë për futjen në punës, të gruas apo të dashurës së një te njohuri. Vë në pikëpyetje qëndrimin tim këtu, sa herë dëgjoj këto çupëlinat që dalin e japin mend në televizor, që kanë fjetur e zgjuar nëpër pallate e shtëpi që nuk i mbajnë mend. Vë në pikëpyetje qëndrimin tim këtu, sa herë shoh fjalimet e atyre që duan të vijnë në pushtet. Më duket vetja pa shpresë!
A dua dhe unë që vajzat e mia të rriten kështu, këtu? Po fundi i fundit këto vajzat e reja e fjalimet boshe nuk më bejnë asgjë, veç faktit që më vjen keq për veten. Me një barrë shkollë mbi kurriz, që punoj për të shtyrë dhe një javë, një muaj e një vit, pa një vizion për të ardhmen e kjo, jo për faktin se më mungojnë idetë, dëshirat apo guximi, por për faktin e thjeshtë se kaq më lejohet ta shtri hapin. Nuk mund të guxoj më tej pasi që tek porta e parë që do ndesh, qoftë kjo portë; blu, rozë, lejlja e verdhë apo jeshile do më kërkojnë para.
-Para? - po unë kam te drejtë.
- Atë të drejtën goce kerkoje vend tjetër jo këtu, e drejta as hahet e as pihet po nuk dhe para...
 Më shqetesojnë edhe luleshtrydhet, që mezi kursej para, për t'ja blerë vajzës sime, më shqetëson edhe mielli që bëhet buka që ha, uji që pi, deri tek ajri që thith.

Të iki apo të mos iki, kjo është çështja.

Shkruar diku nga gushti 2016

Friday, December 9, 2016

Start the day with a laugh

It all depends how do you begin your day; with a smile, or with a tear in your eyes. Sometimes, we need just a simple thing to cheer up.

Sunday, December 4, 2016

Eat it

Human nature is such that when it gets its hands on something, it soon grows bored of it and looks for greener pastures. It covets what others have – which is how the mysterious, devilish being that slumbers inside awakens. The serpent holds out the poisonous apple and says: ‘Eat it,’ and the poor human falls for it, seeking to really ‘eat the apple’. Tani was in search of the ‘next apple’. The one he possessed had withered, had lost its taste and desirability...

'The Sin'

pict by art_of_maria