Powered By Blogger

Sunday, July 29, 2018

Ajo


Sytë e saj të akullt, kishin më shumë se 10 minuta, që i ishin ngulur derës së madhe prej xhami, të aeroportit. Rrinte e rrinte, e bënte ca lëviztje të cuditshme, a thua se fliste me dikë që ndodhej në karrigen boshe përballë saj. Më gishtat e gjatë, e të hollë, ajo rrotulloi disa herë filxhanin e kafesë, që mbante përpara. Pastaj, sikur t’i kishte ardhur frymëzimi pikërisht nga lëkundja sa andej këtëj e lëngut të zi, shtriu dorën e majtën mbi karrige, dhe kapi cantën. Nxori prej andej telefonin dhe ja nguli sytë për disa caste. U dridh, sikur të kishte parë ndonjë fantazmë dhe e futi sërish telefonin në cantë. Një telefonatë ndërkombëtare kushtonte shumë, dhe ajo nuk kishte kaq para. Gjithcka kishte, ishte një pasaporte greke, false natyrisht, një biletë pa kthim, dhe një cantë shpinë, mbushur me disa rroba që do t’i shërbenin si ndërresa, nëse do të mbërrinte atje ku ishte nisur. Kërciti gishtat me njëri – tjetrin dhe pa dashje dora e djathtë i pushoi mbi bark. Bëri dy frymëmarrje të gjata dhe mushkëritë filluan të pompojnë sërish ajrin. Gjaku filloi t’i rrjedhë nëpër damarë, sic bënte në të gjitha ditët e zakonshmë. Por ajo nuk ishte një ditë e tillë. Ngriti sytë lart. Dielli ishte në pikën më të lartë të tij. A do të më mungojë ky diell vallë? Nuk kishte kohë për të menduar gjëra të tilla. Më vonë. Më bisht të syrit, a thua sikur po e ndiqte dikush, pa orën. Duhej të nisej. Rrëmbeu cantën e shpinës, e hodhi në një krah - kështu do ta kishte më të lehtë ta hiqte nëse do të vinte puna deri aty - dhe u drejtua drejt oficerit kufitar. Dinte që duhej të paraqitej në kabinën nr 1. E kishin siguruar kush e di sa herë që do të kalonte pa problem, pasi oficeri kufitar e dinte që ajo do të shkonte. Cfarë janë këta njerëz vallë? mendoi. Po ty c’të duhet, i dha vetes pergjigje. Po nëse në portën nr. 1, personi që duhet të më presë është sëmurë sot? Unë nuk i di as emrin, nuk ja kam parë kurrë as fytyrën. Po nëse i them që jam e dërguara e X., një personi tjetër që nuk ja ka haberin fare se për cfarë bëhet fjalë, ata me siguri do të më ndalojnë?! Po nëse më ndalojnë, unë nuk di më se ku të mbytem. Këto mendime po ja vrisnin trurin, teksa priste në rradhë për t’u paraqitur përpara burrit, që qëndronte në portën e parë. Prej aty ku ndodhej, dallonte fare mirë kokën e tij. Edhe dy persona, edhe ishte rradha e saj. Automatikisht dora i shkoi sërish mbi bark. Duhet t’i kisha thënë, mendoi dhe psherëtiu. Jo nëse do t’i thoje, do të të kishte vrarë, ti e di këtë, ja preu shkurt zëri i brendshëm. Më mirë ik! E urdhëroi zeri i saj. Poshtë krahëve, djersa i rridhte curk. Vuri gishtërinjtë mbi temtha, sikur të ndalonte pak rrahjen e tyre si cekan. Edhe një person. Zemra sa nuk po i dilte nga kraharoi. Mori dhe një herë frymë thellë dhe fshiu duart e lagura mbi pantallona. I dukej sikur dikush kishte hapur mbi ballin e saj, një rrubinet cezme. Me hapa të ndaltë, u nis drejt tij. Ai vuri buzën në gaz, ndoshta donte dhe t’i thoshte që të shpejtonte pak, por këmbët e saj nuk bindeshin, dhe ajo mezi ndërronte capin. Më në fund la pasaportën përpara tij. Të dy duart i palosi mbi bark, sipër njëra tjetrës, i shtrengoi fort që të mos dridheshin. Por, edhe ato sic do pjesë tjetër e trupit të saj kishin gritur krye; nuk i bindeshin.

Wednesday, July 25, 2018

That girl


Twirling her coffee mug around with her long fingers, she reached for the phone with her free hand. She needed to talk to him. For a while, she stared at the phone, as if she had seen a ghost and then placed it into her bag again. An international call was expensive, and she did not have enough credit for it. All she has, was a fake Greek passport and a non return ticket. The sun was at the highest point in the sky. For the last time she looked at her watch and decided it was time to go. She grabbed her bag and headed to the border officers. What if they stop me? It was the first thought which passed through her mind while standing in line. Two more people to go, and it was her turn. The sweat was streaming under her arms. With slowly steps she moved forward. She couldn't stop her hands from shaking...

Tuesday, July 24, 2018

Domethenia e nje shkelje syri


Presidentja kroate Kolinda Kitarovic, rrotulloi disa herë filxhanin e kafesë që mbante në dorë, pastaj sikur të kishtë marrë një vendim të castit, e ktheu me fund kafene e mbetur dhe u fut në dhomën e saj të hotelit. E kishte mirëmenduar se cfarë do të vishte në takimet me shqiptarët.  Do të dukej bukur, por jo edhe shumë bukur. Do të dukej më shumë zyrtare, gjë për të cilën edhe kishte ardhur. Nxori prej dollapit të rrobave një fustan të kuq, me mëngë tre cerekëshe. E dinte që me atë ngjyrë do t’u prekte telat parlamentarëve. Dic kishte lexuar, e dëgjuar, që shqiptarët bëhen bashkë, kur ju bëjnë vizitë të huajt, apo kur ju luan ndonjë ndeshje futbolli kombëtarja e tyre. Por, fustani i mbeti në dorë e nuk po guxonte ta vishte. Të ishte vallë në lartësinë e atyre kostumeve, që kishte parë zonjat shqiptare në parlament? Epo, edhe më poshtë se ato nuk mund të vishej! Zgjedhja e saj nuk ja mbushi mendjen, ndaj e la fustanin mbi krevat. Mori një cigare dhe doli sërish në ballkon.
Sec kishte atë ditë, që as vetë nuk e kuptonte. Po bëhej vonë për të shkuar në Parlamentin e Shqipërisë dhe ajo i kushtonte rëndësi ca vogëlsirave, sic ishte edhe zgjedhja e një veshjeje për të qenë. Nuk ishte menduar aq shumë as kur kishte vendosur të përgjysmonte pagën e vet, apo shitjen e makinave qeveritare dhe kthimin e parave në arkën e shtetit. Por sec kishin këta shqiptarët, që e bënin të ndihej ndryshe. Kostumet e tyre ishin të stilistëve më të njohur në botë e makinat e tyre të sapo dala nga fabrika. Kush e di sa i lartë është standardi i jetesës në Shqipëri, mendoi, përderisa qeveritarët janë aq të pasur! Ndryshe populli do të kishte ngritur krye. Ata njerëz nuk mund të jenë milionerë, ndërsa populli i tyre të vdesë për bukë. I duhet të punonte më shumë, për të kapur standardin e shqiptareve, ndaj vizita në Parlament, ishte e një rëndësie të vecante. Eh c’me gjeti! Psheretiu. Hajde tregoju shqiptarëve për reformat e shumta që kam bërë. Për rritjen e pagave dhe pesioneve, kur kam ende shumë për të bërë për të kapur hapat e tyre, mendoi me vete. Tundi kokën si për të qartësuar mendimet e saj, të cilat s’donin që s’donin të kthjelloheshin. Një artikull që kishte lexuar për rininë shqiptare që ka marrë rrugët e botës, vetëm e vetëm për t’i ikur varfësirë, nuk i shqitej që nuk i shqitej nga mendja. Po përderisa janë kaq mirë, si ka mundësi që ka kaq shumë raporte negative për ta?! Ec e e mere vesh këtë punë, por përderisa jam këtu, dicka kam për të kuptuar. Shtypi bishtin e cigares së mbetur, në tavullën e duhanit, sikur të shtypte gjithë mendimet negative që po i vlonin në kokë. Me një hap të vendosur u fut brenda. Kostumi i zi, me ca lulka mbi të, i shkonte përfekt ceremonies qe e priste. Kështu zonjëzat parlamentare shqiptare, që duket se shkojnë aty vetëm për të bërë fresk, e për të treguar modelin e fundit të flokëve, do t’ju mbetej mendja te lulet e saj. Herën tjetër që do të shfaqeshin në Kuvend, do ta kopjonin, me patjetër. Për këtë vuri bast me punonjësen e sigurisë shqiptare që e shoqëronte. Me një hap të sigurtë, sic e karakterizon, pasi njeriu që di se cfarë bën edhe hapin e hedh të tillë, ju drejtua sallës së Parlamentit.
Pa dhe u ndesh me gjithfarë ngjyrash, modele flokësh e forma koke. Ajo që nuk arriti të kuptonte dhe i mbeti peng në zemër, ishte shkelja e syrit të një deputeti shqiptar. Që nga ai moment, e derisa u largua nga Shqipëria, mendja i mbeti vetëm aty. C’kishte dashur t’i thoshte ai vallë? Mos ndoshta kishte kritika për punën e saj? Apo ndoshta i dukeshin pa vend gjithë reformat që ajo kishte ndërmarrë? Një zë i foli në vesh: Budallaqe c’tu desh që shite avionin qeveritar?! C’tu desh, moj e uruar, që rrite rrogat e njerëzve të thjeshtë?! Ja shiko ne, e merr pak shembull! Asgjë s’kemi bërë, ama, po gëzojmë e po rrojmë si mbretër. Nuk kemi lënë gjë pa i vjedhur e pa i bërë këtyre njerezve, e ata prapë na duan. Nuk kemi lënë vend të botës pa vizituar, e kalamanjtë tanë studiojnë në universitet më të mira të botës. Ku i gjetëm lekët? E thjeshte fare: vidh moj e uruar, e shfrytezoje popullin tend gjer në palcë!
Ajo tundi fort kokën si për ta larguar zërin që i fliste pa pushim në vesh. A thua kjo të ishte domethenia e asaj shkelje syri në parlament?!
Nxitoi hapat dhe u fut në avion. Kur dera ju mbyll pas shpinës së saj, lëshoi një “uf” mori frymë thellë e lehtësuar.

Saturday, July 14, 2018

Pa titull



Zogu u zmbraps. Zhgërryu disa herë sqepin e tij verdhë në parvazin e dritares dhe shkundi pendët e zeza. Sic duket, hiri i cigares që cukiti, i kishte lënë një shije te keqe. Ina vuri buzën në gaz.

– Ti shpend i zi nuk ke frikë nga unë. Ti je i lirë, hap krahët dhe ikën fluturim. Ndërsa unë jam e mbërthyer brenda ca rregullave absurde, që as vetë nuk e di sesi do të shkëputem prej tyre. E di se cfarë do të doja zog; të kisha lindur djalë! Ti ndoshta nuk e ke problem kete punë, por unë po. Nëse do të kisha lindur djalë, ndoshta dhe im atë do të kishte vdekur i qetë. – foli ajo nëpër dhëmbë. A mos po cmendem? Një shtëllungë tymi, së bashku me një psherëtimë të thellë, i dolën nga goja. Zogu u tremb dhe fluturoi larg.
– Me kë po flet, - dëgjoi ajo zërin e Sarës. Ktheu kokën dhe pa shoqen e saj të zhytur në librin që mbante në dorë. U bind që Sara nuk e kishte vënë re zogun, që Ina i hapi zemrën.
– Me asnjë, –  ja ktheu me një zë të ulët, a thua se kishte frikë nga vetja e saj. Mori frymë thellë dhe ngriti sytë lart. Yjet e parë, mund të shquheshin pa vështirësi, e dielli kishte kohë që ishte ulur prapa malit. Disa re të përpurta, gënjeshtare, ishin shfaqur tek - tuk. Por ajo e dinte që edhe e nesërmja do të ishte po aq përvëluese. Me një napë të lagur që mbante në qafe, fshiu pak ballin, por djerset zune vend perseri ku ishin, madje ju duk sikur u shtuan edhe me shume. E urrente sezonin e provimive në atë periudhë të vitit. Nuk përqëndrohej dot në asgjë. Tundi kokën si për të shkundur mendimet e turbullta që i kishin zënë vend, dhe hapi edhe një herë librin që mbante në dorë. Atë ditë as prania e Sarës nuk po e qetësonte. Ndoshta kishte bërë gabim që kishte ardhur në dhomën e saj. Pa c’pa, u ngrit. Librin e vuri përmbys - për të mos ngatërruar numrin e faqeve - mbi parvazin e dritares që ishte ulur. Shtriqi këmbët e duart dhe nisi të bënte ecejakje nëpër dhomën, që nuk i kalonte dhjetë hapa të një njeri normal.
Ndaloi para fotografisë së prindërve të Sarës, varur në mur, sipër krevatit të saj. Dukeshin aq të qeshur. Sikur koha të kishte ndalur brenda asaj kornize. Buza e poshtme ju dridh dhe sytë ju veshën nga një tis i hollë loti. I ndjente sytë e Sarës që po e ndiqnin gjithë andej, ndaj ndaloi hapat në paradhomë, ku hodhi një grush ujë syve. Kjo, më shumë jo për t’u freskuar, sesa për të fshehur lotët që kishin filluar t’i binin mbi faqe. Më pas nxori nga canta termusin e saj metalik, mbushi një filxhan me kafe dhe ja zgjati Sarës.
– Pikërisht ajo që më duhej tani, - i buzëqeshi ajo.Por mendja e Inës ishte shumë larg. Më në fund ndaloi: A ke menduar të ikesh ndonjëherë nga ky vend? – u thye ajo në drejtim të Sarës. Gishtat i kërciste fort, sa nuk po i thyente, a thua se dicka po i brente shpirtin.
– Të iki? Jo kurrë? Unë kam lindur për këtë vend. Po ti c’ke sot sesi më dukesh? Cfarë ka ndodhur?
            – Asgjë, pyeta kot, sesi më erdhi. Nuk e di as vetë se cfarë me vjen në mendje këto kohët e fundit. Sa herë vi këtu mbushem më një frymë kryengritjeje. Ndoshta ndihem e lirë. – Tha ajo, duke mbajtur vështimin nga dritarja, pa e guxuar ta shohë më Sarën në sy.
            – Po ti do të ikje nëse do të kishe mundësi? – Ja ktheu Sara me habi.
            – Nga sytë këmbët?
            – Po nga se do të largohesh? Ti i ke të gjithë këtu?!
            – Sa më larg mamasë, aq më mirë! – tha ajo me një zë të ulët, sikur po fliste me vete. – U bë vonë, –  shtoi, si për t’i dhënë fund bisedës. Sytë e Sarës u bënë edhe më të mëdhenj nga habia.
– Nuk do të rrish sonte? – Ishte gjithcka që mundi të nxirte nga goja.
            – Jo, ti e di që mamaja nuk do që unë të fle këtu. Ajo madje nuk do as të shoqërohem me vajza që flenë në konvikti, ti e di… Zëri i saj ishte si i zënë në faj. Sara kruajti pak kokën dhe ngriti njerën vetull, - veprim që bënte gjithmonë sa herë nuk i pëlqente ajo që kishte dëgjuar.
– Po e di, të gjithë mendojnë se ne jemi të varfra dhe kurva, por e vërteta… – ajo nuk arriti të përfundoi fjalinë kur u shfaq koka flokëverdhë e Albës. Ajo u mbajt në dorëzën e prishur të derës dhe u qeshi të dyja vajzave. Në dorë mbante një shishe vodka, thuajse të boshatisur. Bluzën bojëqielli, që ja kishte marrë borxh Sarës, e kishte mbërthyer keq; thuajse asnjë kopsë nuk ishte në vendin e duhur.
– Po kjo picirrukja cfarë do këtu? – vështrimi i saj i egër u mbërthye mbi Inën.
– Alba për hir të Zotit cfarë thua, mblidhe veten, - foli Sara ashpër, duke vënë të dy duart në bel, si për t’i treguar se ajo ishte mikja e saj.
– Pse, që kur nuk paskam të drejtë të them atë që mendoj e për më tepër në dhomën time? – buzëqeshi ajo e vëtekënaqur.
–Ti je e pirë, nuk di cfarë flet. Pse je bërë sërish kështu?
– Nuk i jap llogari njeriu, e aq më tepër ju të dyjave. Piva se me deshi qejfi. Piva se takova tim atë dhe e cova në djall. – Buza e poshtme ju dridh, ndërsa coi afër gojës shishen boshe. Këmbët ju morën dhe desh u rrëzua. Të dy vajzat vrapuan drejt saj. – Largohuni! Nuk kam nevojë për ndihmë! Ja shikoni unë mund të eci vetë,   uleriu ajo.
Rregulloi trupin pak drejt dhe bëri dy hapa para. Ina dhe Sara nuk arritën në kohë, ajo u shemb përdhe. Copat e shishes së thyer u përhapen gjithë andej nëpër pllakat e ciflosura të dhomës së tyre varfanjake.