Powered By Blogger

Monday, October 27, 2014

Loti i parë



“Dje na doli loti i parë. Pse nuk treguam dje? Po sepse dje mami nuk pati mundësi të ulej për asnjë çast, pasi unë Ayden Maximus po qaja shumë. Dhe kur mamit i erdhi koha të ulej ishte aq e lodhur se nuk mund të mbante sytë hapur. Sot, edhe sot u zgjova herët siç bëj gjithmonë, nuk është se dua, por herë kam uri, herë më dhemb barku e herë nuk e di as vetë përse qaj. Por sot e di përsenë. U zgjova herët se doja t’i jepja mamit kohë të shkruante diçka”.
Kështu besoj se mendon Ayden Maximus sa herë zgjohet nga gjumi. Do thoni ju pse nuk mbajmë mend buzëqeshjen e parë? Sepse Ayden qeshi që ditën e parë që lindi, por unë nuk jam e bindur nëse qeshi me mua, ndoshta qeshi me engjëjt, (siç thuhet shpesh për bebet), ndoshta qeshi pasi u ndje mirë nga lirimi i gazrave të shumtë që sillen në barkun e tij të vogël e nuk e lenë rehat. Por lotin e parë e pashë mirë. Ishte një “shkulm” qumështi që nuk ja pranoi stomaku e i erdhi sërish mbrapsht. Kjo e vrau beben time të vogël e ndaj na doli dhe loti i parë. Pse po shkruajmë për lotin e parë? Po sepse më duket se bebja ime u rrit. A nuk qajmë me lot vetëm ne?
Pse nuk shkrova për lotin e parë të Joël Amadeus? As vetë nuk e di. Ndoshta isha shumë e shqetësuar e më ikën pa parë disa gjëra. Gjithçka ndodhte përreth nesh ishte shumë e madhe, më dukej vetja se diç kisha bërë; diçka që nuk e kishte bërë askush: një fëmijë. Por teksa ditët kalonin pyesja veten: a nuk kanë lindur të gjithë fëmijë? (me përjashtime të rralla) E gjithë bota lind fëmijë, madje gjyshja ime ka lindur 7 të tillë, e nuk ka thënë kurrë që ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Madje nuk ndihmohej nga askush, në lindje nuk merrte asnjë qetësues e nuk kishte askënd tek koka e sërish nuk e dëgjova të ankohej kurrë.
Ndërsa unë kujdesesha deri në detaje, sterilizoja gjithçka, i jepja qumështin, vitaminat, në orare të caktuara, pa kaluar asnjë minutë më shumë apo më pak. Ato ditë edhe bota kishte ndryshuar, nuk ishte më e njëjtë. E teksa përpiqesha të bëja këto gjëra, e humba lotin e parë. Tani jemi më të qetë dhe jam e lumtur,  e lumtur pasi po shijoj çdo gjë që më jep Ayden Maximus që prej ardhjes në këtë jetë.

Wednesday, October 15, 2014

Mes fqinjësh që të urrejnë


E frikshme. Të jetosh në tokën tënde, shtëpinë tënde, mes fqinjësh që të urojnë zhdukjen. Sa e vështirë është kjo për një komb? Kjo më erdhi ndërmend mbrëmë, teksa shikoja ato pamje që vinin nga Beogradi. Ndër kohëra kemi mbijetuar kështu dhe ç’është më e keqja nuk kemi bërë asnjë faj, thjesht jemi ata që jemi; jemi shqiptarë. Nuk po bëj patrioten e madhe, ulur në një karrige të rehatshme në mes të Rotterdamit, teksa shijoj një kafe e shoh një pamje të bukur përmes xhamit. Ajo që të vjen nga shpirti nuk mund të mbahet. Nuk dal as të bërtas, por ajo që ndodhi mbrëmë ishte e turpshme.
Nuk jam tifoze dhe nuk marr vesh asgjë nga sporti, e vetmja gjë që di të ndaj nga lojtarët në fushë është arbitri, ndërsa të tjerët për mua janë njësoj, ju ndryshon vetëm ngjyra e fanelave. Përveç ndeshjes me Greqinë në gusht të 2004-ës, mbrëmë ishte ndeshja e dytë që unë ulem me ndërgjegje të pastër për të parë sport. M’u rrënqeth mishi nga ato pamje, që vetëm futboll nuk mund të quhej.
Më erdhën në mend nënat e atyre djemve të skuadrës tonë. Pa fjalë; një popull i tërë kundër 11 djemve shqiptarë. Nuk dua t’i quaj serbët siç pashë sot gjithëandej në rrjetet sociale: barbarë. Por a nuk është turp? A nuk kemi lexuar legjenda me “shkjaun”, që bënte kërdinë mbi ne. Në kokën time “shkjau” ishte një qënie e frikshme, e zezë, si një përbindësh i madh. Mbrëmë u ndjeva sërish e vogël, u struka si dikur, ndërsa grindesha me telekomandën që nuk ndërronte aq shpejt sa duhej stacionet që të merrja vesh diçka më shumë.
Sot të gjithë bëhemi trima e flasim, por mbrëmë ata ishin vetëm atje në mes të fushës duke degjuar per aq gjate thirrjet : vritini shqiptaret! E pafalshme per te gjitha koherat! Sot mund të thuhet çdo gjë, sot serbët thonë që na provokuan shqiptarët, si mund te besohet kjo, kur e gjitha bota ( vetem nese do te mbylle syte) pa dhunen e ushtruar mbi shqiptaret. Epo shqiptaret nuk mund te kthejne faqen tjeter e te thone: s'ka gje, na godisni prape. Nuk rrjedh uje ne venat tona, por gjak. Evropa plake duket se po i mbyll serish syte, duke lene menjane thirrjet raciste e duke u fokusuar tek flamuri i "Shqiperise se Madhe". Fjale qe nuk i le te qete qe nga konferenca e Londres ne vitin e mbrapshte 1913.
Vetëvetiu m’u kujtua vajza serbe në shkollën time. Nuk e  kisha kuptuar arsyen pse ajo me ta marrë vesh që jam shqiptare u distancua. Më vjen keq që për arsye personale nuk mund të shkoj në shkollë, e më vjen keq që ajo për arsye të saj nuk është më në grupin tim, pasi do të doja ta shikoja në sy. Do ta pyesja edhe nëse e kishte parë mbrëmë flamurin tonë në zemër të Serbisë? Sa keq më vjen! Megjithëse fshihet nën petkun e një boshnjakeje të mire (kjo për përfitime personale), e njoha që në ditën e parë, madje ju drejtova me fjalët: ti je nga Serbia? Kur më tha që vinte nga Bosnja, m’u duk se e fyeva, pasi një boshnjakeje të vuajtur nga serbët nuk mund t’i trejtohesh as për shaka me ato fjalë. Për pak desh i kërkova falje, por sado një ujk mund të mbulohet me petkun e deles,nuk mund të qëndrojë ashtu për shumë kohë. Nxori kryet në përpjekje për të m ú kundërvënë me gjithçka. E vetmja e keqe e saj ishte se nuk e dinte se me kë kishte të bënte. Unë jam shqiptare e nuk fshihem nën petkun e askujt.
Ne jemi autoktonë, por serbët nuk mund ta pranojnë. Po, po ne jemi autoktonë në tokën tonë, pavarësisht se shumë na kanë coptuar. Ne dimë të jemi dhe qytetarë dhe e tregojmë se herë bëhet fjalë për kombin tonë. Në gushtin e largët të 2004-ës e gjithë Tirana ishte në këmbë e gëzonte atë natë. Isha dhe unë tifozja që nuk kisha parë kurrë futboll.
Nuk mbaj mend që shqiptarët t’ju kenë thënë grekëve: tifozët tuaj nuk do të jenë në stadium. Nuk mbaj mend as ndonjë lojëtar grek të jetë prekur sadopak nga askush, e jo më drejt tyre të jenë hedhur mjete rrethanore si në filmat me Robin Hood. Nuk mbaj mend të kem parë stola apo karrige në atë fushë, pavarësisht se grekët (atëherë kampion Evrope) u mundën nëse më kujtohet mirë më një rezultat 2-0, që kënaqi gjithë shqiptarët. Ne dimë të respektojmë fqinjët tanë, e nuk presim askënd në besë në shtëpinë tonë. Por serbët nuk e dinë ç’është besa, kjo është sikur t’i kërkosh hienës të sillet si luan.





Wednesday, October 1, 2014

Six more hours to meet this world



It's morning, six fifteen. There are almost three hours that we have established more contact with each other. You're giving me continues signs that you want to come out from that darkness that you have been in for the last nine months. I know you think it's a difficult road, darkness all around, you want to come out in to the light. Believe me I am as scared as you are, perhaps even more. I'm scared like hell but I believe that we will confront this challenge and win. I know I will cry, I will scream and shout and say "never again". My God, I just want the pain to be as short as possible, then we deal together, we will compromise. You will learn that it's not that bad on the outside world, everybody is waiting for you .Myself, dad and the last but not at all the least Joel Amadeus, your brother troublemaker that will turn everything upside down. I'm happy that it will be the two of you, when your father and I are no more. Forget this, is to far, we have so much time to spend together and we are going to have such fun time as soon as you come in to our arms. We know that you will cry and there will be sleepless nights, but we still forgive and forget, we will give you kisses and love in every moment.
Now, forgive me sweetheart but I can't write any more, there's a sharp pain at the bottom of my belly that feels like is going to kill me. It's you, I know, you want to come out, you can’t wait anymore.
I need a coffee. What am I saying "a coffee"? I need some sort of drug to stop all this pain. "Hell", the pain is unbearable. I fell like every bone in my body it's moving and crushing. Just some more hours, maybe one, or two, just God knows. I hope that everything goes ok for the both of us. See you soon "Ayden Maximus "!

 Written 6 hours before my son was born. 



Është ora 6:15 minuta. Kemi pothuajse tre orë që kemi vendosur kontakte më të shpeshta me njëri-tjetrin. Ti po jep shenja të vazhdueshme që do të dalësh nga ajo errësirë prej nga ndodhesh për 9 muaj. E di të duket një rrugë e vështirë, pus i errët të dalësh jashtë në dritë. Më beso kam po aq frikë sa edhe ti, madje ndoshta dhe më shumë, kam frikë si dreqi. Por kam bindjen se jemi aq të fortë sa ta përballojmë edhe këtë sfidë. E di do qaj, do qaj shumë, do ulëras e do them “kurrë më”. Dua vetëm që e gjitha kjo dhimbje të mos zgjasë shumë, më pas do të arrijmë marrëveshje të mirë të dy. Do të mësohesh që nuk është edhe aq keq në botën jashtë. Të presim të gjithë, unë, babi, dhe se fundi, por jo më i parëndësishmi Joel Amadeus, vëllai yt trazavaç që nuk lë dy gurë bashkë. Jam  e lumtur që do të jeni të dy, kur unë dhe babi të mos jemi më. Harroje këtë, është ende larg, kemi aq shumë kohë për të shpenzuar bashkë, do kalojmë aq bukur. Do të bëjmë shumë gjëra, sapo ti të vish në krahët tanë. E dimë do qash, do na lesh netë të tëra pa gjumë, por ne sërish jemi të lumtur, ne sërish harrojmë, falim, të puthim e të japim dashuri në çdo çast. Tani do të më falësh zemër, por nuk mund të shkruaj më është një dhimbje e fortë në fund të barkut që po ma merr shpirtin, je ti, e di, kërkon të dalësh. Më duhet një kafe, ç’kafe them, më duhet një lloj droge e fortë, “dreq” dhimbja është e madhe, më duket se çdo gjë po shkërmoqet brenda meje. Ja dhe pak. Shpresoj që gjithcka të shkojë mirë për të dy ne, shihemi së shpejti “ Aydën Maximus”.
 
Shkruar 6 ore para lindjes se djalit tim