Tuesday, August 21, 2018

Copëza jete


Ai mbajti veshë. Zhurma që dëgjoi, nuk vinte nga makina që u ndez m’u pranë këmbëve të tij. Vuri dorën mbi bark, si për të komanduar lëvizjen e crregullt të zorrëve. Kishte dy ditë pa ngrënë, dhe dukej se edhe atë natë do të shtrihej pa vënë gjë në gojë. Sikur të kishte gojë stomaku i tij, kush e di sa do të ulërinte në atë caste. Por, atij aq i bënte.  Fundja, cfarë zgjidhjeje tjetër kishte? Rrasi duart në xhepat e pantallonave dhe mori rrugën tatëpjetë, në të djathtë të qendrës së qytetit. Mëngët e këmishës, i kishte ngritur gjer te bërryli, ndërsa një xhaketë të dalë boje, e kishte hedhur krahëve. Flladi i majit ja ngrohte trupin, por sidoqoftë nata bëhej e egër e, sidomos për atë që flinte jashtë. I duhej ajo xhaketë, për t’u mbështejllë sadopak e për tu mbrojtuar më pas, nga kthetrat e të ftohtit që do të shtrinte krahët më vonë.
Një makinë tip BMW, e zezë, ndaloi përpara këmbëve të tij; gati sa nuk e shtypi. Gjëja e parë që i zunë sytë ishin një palë këpucë të kuqe me një takë tepër të hollë. Ngriti sytë pak më lart dhe pa një pulpë këmbe të zbuluar, me një ngjyrë të errët, që tregonte se kishte nisur plazhin kohë më parë. Fustani me lule pranverore, i rrinte mbi gju, dhe puhiza e lehte e mbrëmjes, ja nxirte pothuaj më në pak të gjithë këmbën lakuriqe. Fytyra e saj, pa asnjë rrudhë dhe më një buzëkuq të shndritshëm, që bënin t’i dukeshin edhe më të verdhë flokët që i vareshin mbi supe, i kujtoi një fytyrë të njohur. E kishte parë shpesh në televizor, atë fytyrë, në dukje engjëllore. Por engjejt nuk ecin rrugëve me makina të tilla, gati për të cuar njerëz të pafajshëm në atë botë. Emrin nuk ja mbante mend, por duhej të ishte: deputete, ministre apo nga ato gratë që flasin cdo natë në TV, në emër të shoqërisë civile. Cila nga këto të jetë vallë?!  mendoi. Tundi kokën. Po tani nuk është as kohë zgjedhjesh, a nuk shfaqen ato vetëm në të tillë periudhë? Sidoqë të jetë, ty c’të duhet? i tha vetes. E pa dhe një herë sesi gruaja nxitoi hapat dhe u fut me shpejtësi në hotelin, që dikur kishte qenë turizmi i qytetit. Parfumi që ajo mbante ju fut thellë deri në mushkëri. Ai mbylli sytë dhe mbajti frymën. Ajo lloj arome ishte gjynah ta linte t’i dilte prej trupit të tij. Ndoshta ishte gjeja më e mirë që mund t’i ndodhte atë natë.
Shfryu me dëshpërim dhe goditi me këmbën e djathtë një gur të vockël, që ju gjend aty pranë. Guri desh u përplas në gomat e makinës së shtrenjtë. Nxitoi hapat. Muskujt e fytyrës i kërcyen përpjetë, nuk i kontrollonte dot. Po sikur ta kishte parë ndokush? Pasi kaloi dy tre rrugica dhe u bind që askush nuk po e ndiqte, u ul në gjunjë. Kurrizin e mbështeti pas disa kangjellave. Mori një fije bar dhe e vuri mes dhëmbëve gjysmë të prishur. Sytë i ndaloi mbi këpucët e tij, të rrjepura. Gishtat nuk i kishin dalë ende prej aty, ishte ende larg me Lulin e vocërr, por ai e dinte që një muaj me vonë do t’i duhej të ecte zbathur, nëse nuk do të ndodhte ndonjë mrekulli. Mrekulli?! Ato ndodhin vetëm për njerëzit e pasur, mendoi dhe lëvizi sa në një anë në anën tjetër, fijet e barit që mbante në gojë. Legjenda e Misrit, në kohët moderne. U gëlltit. Sytë ju mbushën me lot dhe kafshoi fort, pa dashur, fijen e barit. U kollit dy tri herë, për të nxjerrë nga fyti grimcën e vogël, që mori rrugën tatëpjetë gurmazit të tij. Deshi të nxirte gjithcka kishte në stomak, edhe atë pak që kishte mbetur. C’po bënte, po hante bar?!
Pa orën e dorës, po shkonte pothuajse 7 e mbrëmjes. Klasa e tij duhej të kthehej nga casti në cast nga ekskursioni në Prizren. Ai nuk shkoi me ta. 60 euro që i duheshin për udhëtimin, nuk i kishte parë as në ëndërr. Ndoshta kjo do të kishte qenë e fundit herë që do të kishte pasur mundësi të qëndronte pranë asaj. Por ndoshta më mirë kështu; një vajzë e bukur nuk do t’i hidhte kurrë sytë një djali si ai. Ndjeu një lot të nxehtë që ju ndal mbi buzë. Me kurrizin e gishtit tregues, fshiu pak sytë. U ngrit. Ata nuk duhet ta shikonin që ai ishte aty, e aq më pak që po qante. U drejtua për nga parku i qytetit, aty do të kalonte edhe atë natë, si shumë e shumë të tjera. Kaloi pranë disa lokaleve ku kishte kërkuar disa herë punë, por ata e kishin qasur tutje. Për ta, ai nuk ishte vecse i biri i një pijaneci dhe i një kurve, që ishte larguar nga shtëpia një natë në të gdhirë, duke i lënë ata në gjumë. Por, a e dinte bota se nëse ajo do të kishte qëndruar me ta, sot do t’i ishte harruar dhe varri. I ati do ta kishte vrarë. Do të na kishte vrarë te dyve. Por, botës nuk i duheshin ato vogëlsira. Ndryshoi rrugicën ne të cilën po ecte, për të mos u përplasur më të atin që pinte gjithmonë në të njëjtën pijetore. Nuk do të shkelte më kurrë në shtëpinë e tij.  
Duke capitur këmbët, dhe duke i rënë cdo guri që i dilte përpara, mbërriti në strehën e tij, pa cati. U ul në njërin prej stolave të parkut dhe zuri kokën me të dy duart. I kishte provuar të gjitha mundësitë, dhe të gjitha dyert i ishin mbyllur. Duhej të nisej. Do të kalonte në Greqi, do të merrte rrugën më të shkurtër, nga mali. Nuk duhej të ishte e vështirë, përderisa shumë të tjerë e kishin bërë më parë. Atje, me të parë e me të bërë. Vuri dorën në zemër, për të kontrolluar nëse e kishte ende pasaportën në xhepin e djathtë të këmishës. Ishte e vetmja gjë me vlerë që kishte. U mbush me frymë dhe ngriti kokën nga qielli, si për të kërkuar një shpresë, një shenjë. Asgjë të vecantë, nuk kishte në atë hapësirë pafund, vec yjeve, që kishin filluar të shquheshin tashmë pa vështirësi. Ngriti këmbët lart, dhe u shtri. Xhaketën e mblodhi në formë topi dhe e vuri për jastëk, poshtë kokës. Kur të bëhet më ftohtë do të mbulohem. Ndoshta nesër do të jetë më mirë! mendoi. Ndoshta, nëse e nesërmja do të agonte për të përsëri.

Wednesday, August 1, 2018

Sarah


Sarah shoved her hands into her pocket and walked towards Leicester Square. Some snowflakes curled up with her black long hair. At least they gave me the last salary, she thought, while kept walking with steady steps. Her left little toe was bleeding inside her crumbled shoes. The jeans and her winter coat were completely white by now. Her nose had turned red. She walked a bit quicker, almost running, and entered the coffee shop, closing the door behind her. A gush of wind and snow flakes, remained outside the door. She perched herself on a bar stool and ordered a big cup of coffee.
“What’s that face?” the bar woman - who was her roommate - asked.
“Uh, huh, nothing...” She paused a bit, and drew a cigarette from her bag. She put it in her mouth and struck a match. It didn’t light. “Shit,” she tried again. The bar woman placed the coffee on the counter, and Sarah held it firmly, with both hands; to get warmer. “They fired me again,” she mumbled, without looking her friend in the eye. Her voice was soft, and she chewed her upper lip.