– Me kë po flet, - dëgjoi ajo zërin e
Sarës. Ktheu kokën dhe pa shoqen e saj të zhytur në librin që mbante në dorë. U
bind që Sara nuk e kishte vënë re zogun, që Ina i hapi zemrën.
– Me asnjë, – ja ktheu me një zë të ulët, a thua se kishte
frikë nga vetja e saj. Mori frymë thellë dhe ngriti sytë lart. Yjet e parë,
mund të shquheshin pa vështirësi, e dielli kishte kohë që ishte ulur prapa
malit. Disa re të përpurta, gënjeshtare, ishin shfaqur tek - tuk. Por ajo e
dinte që edhe e nesërmja do të ishte po aq përvëluese. Me një napë të lagur që
mbante në qafe, fshiu pak ballin, por djerset zune vend perseri ku ishin, madje
ju duk sikur u shtuan edhe me shume. E urrente sezonin e provimive në atë
periudhë të vitit. Nuk përqëndrohej
dot në asgjë. Tundi kokën si për të shkundur mendimet e turbullta që
i kishin zënë vend, dhe hapi edhe një herë librin që mbante në dorë. Atë ditë
as prania e Sarës nuk po e qetësonte. Ndoshta kishte bërë gabim që kishte
ardhur në dhomën e saj. Pa c’pa, u ngrit. Librin e vuri përmbys - për të mos ngatërruar
numrin e faqeve - mbi parvazin e dritares që ishte ulur. Shtriqi këmbët e duart
dhe nisi të bënte ecejakje nëpër dhomën, që nuk i kalonte dhjetë hapa të një
njeri normal.
Ndaloi para fotografisë së prindërve të
Sarës, varur në mur, sipër krevatit të saj. Dukeshin aq të qeshur. Sikur koha të
kishte ndalur brenda asaj kornize. Buza e poshtme ju dridh dhe sytë ju veshën
nga një tis i hollë loti. I ndjente sytë e Sarës që po e ndiqnin gjithë andej,
ndaj ndaloi hapat në paradhomë, ku hodhi një grush ujë syve. Kjo, më shumë jo për
t’u freskuar, sesa për të fshehur lotët që kishin filluar t’i binin mbi faqe. Më
pas nxori nga canta termusin e saj metalik, mbushi një filxhan me kafe dhe ja
zgjati Sarës.
– Pikërisht ajo që më duhej tani, - i
buzëqeshi ajo.Por mendja e Inës ishte shumë larg. Më në fund ndaloi: A ke menduar
të ikesh ndonjëherë nga ky vend? – u thye ajo në drejtim të Sarës. Gishtat i kërciste fort, sa nuk po i
thyente, a thua se dicka po i brente shpirtin.
– Të iki? Jo kurrë? Unë kam lindur për
këtë vend. Po ti c’ke sot sesi më
dukesh? Cfarë ka ndodhur?
– Asgjë, pyeta kot, sesi më erdhi.
Nuk e di as vetë se cfarë
me vjen në mendje këto kohët e fundit. Sa herë vi këtu mbushem më një frymë
kryengritjeje. Ndoshta ndihem e lirë. – Tha ajo, duke mbajtur vështimin nga
dritarja, pa e guxuar ta shohë më Sarën në sy.
– Po ti do të ikje nëse do të kishe
mundësi? – Ja ktheu Sara me habi.
– Nga sytë këmbët?
– Po nga se do të largohesh? Ti i ke
të gjithë këtu?!
– Sa më larg mamasë, aq më mirë! – tha
ajo me një zë të ulët, sikur po fliste me vete. – U bë vonë, – shtoi, si për t’i dhënë fund bisedës. Sytë e
Sarës u bënë edhe më të mëdhenj nga habia.
– Nuk do të rrish sonte? – Ishte gjithcka që mundi të nxirte
nga goja.
– Jo, ti e
di që mamaja nuk do që unë të fle këtu. Ajo madje nuk do as të shoqërohem me
vajza që flenë në konvikti, ti e di… Zëri i saj ishte si i zënë në faj. Sara
kruajti pak kokën dhe ngriti njerën vetull, - veprim që bënte gjithmonë sa herë
nuk i pëlqente ajo që kishte dëgjuar.
– Po e di, të gjithë mendojnë se ne jemi të varfra dhe kurva,
por e vërteta… – ajo nuk arriti të përfundoi fjalinë kur u shfaq koka flokëverdhë
e Albës. Ajo u mbajt në dorëzën e prishur të derës dhe u qeshi të dyja vajzave.
Në dorë mbante një shishe vodka, thuajse të boshatisur. Bluzën bojëqielli, që
ja kishte marrë borxh Sarës, e kishte mbërthyer keq; thuajse asnjë kopsë nuk
ishte në vendin e duhur.
– Po kjo picirrukja cfarë do këtu? – vështrimi i saj i egër u
mbërthye mbi Inën.
– Alba për hir të Zotit cfarë thua, mblidhe veten, - foli
Sara ashpër, duke vënë të dy duart në bel, si për t’i treguar se ajo ishte
mikja e saj.
– Pse, që kur nuk paskam të drejtë të them atë që mendoj e
për më tepër në dhomën time? – buzëqeshi ajo e vëtekënaqur.
–Ti je e pirë, nuk di cfarë flet. Pse je
bërë sërish kështu?
– Nuk i jap llogari njeriu, e aq më tepër
ju të dyjave. Piva se me
deshi qejfi. Piva se takova tim atë dhe e cova në djall. – Buza e poshtme ju
dridh, ndërsa coi afër gojës shishen boshe. Këmbët ju morën dhe desh u rrëzua.
Të dy vajzat vrapuan drejt saj. – Largohuni! Nuk kam nevojë për ndihmë! Ja shikoni unë mund të eci vetë, –
uleriu ajo.
Rregulloi trupin pak drejt dhe bëri dy hapa para. Ina dhe Sara nuk arritën në kohë, ajo
u shemb përdhe. Copat e shishes së thyer u përhapen gjithë andej nëpër pllakat
e ciflosura të dhomës së tyre varfanjake.
No comments:
Post a Comment