Presidentja kroate Kolinda Kitarovic,
rrotulloi disa herë filxhanin e kafesë që mbante në dorë, pastaj sikur të kishtë
marrë një vendim të castit, e ktheu me fund kafene e mbetur dhe u fut në dhomën
e saj të hotelit. E kishte mirëmenduar se cfarë do të vishte në takimet me
shqiptarët. Do të dukej bukur, por jo
edhe shumë bukur. Do të dukej më shumë zyrtare, gjë për të cilën edhe kishte
ardhur. Nxori prej dollapit të rrobave një fustan të kuq, me mëngë tre cerekëshe.
E dinte që me atë ngjyrë do t’u prekte telat parlamentarëve. Dic kishte lexuar,
e dëgjuar, që shqiptarët bëhen bashkë, kur ju bëjnë vizitë të huajt, apo kur ju
luan ndonjë ndeshje futbolli kombëtarja e tyre. Por, fustani i mbeti në dorë e
nuk po guxonte ta vishte. Të ishte vallë në lartësinë e atyre kostumeve, që
kishte parë zonjat shqiptare në parlament? Epo, edhe më poshtë se ato nuk mund
të vishej! Zgjedhja e saj nuk ja mbushi mendjen, ndaj e la fustanin mbi krevat.
Mori një cigare dhe doli sërish në ballkon.
Sec kishte atë ditë, që as vetë nuk e
kuptonte. Po bëhej vonë për të shkuar në Parlamentin e Shqipërisë dhe ajo i
kushtonte rëndësi ca vogëlsirave, sic ishte edhe zgjedhja e një veshjeje për të
qenë. Nuk ishte menduar aq shumë as kur kishte vendosur të përgjysmonte pagën e
vet, apo shitjen e makinave qeveritare dhe kthimin e parave në arkën e shtetit.
Por sec kishin këta shqiptarët, që e bënin të ndihej ndryshe. Kostumet e tyre
ishin të stilistëve më të njohur në botë e makinat e tyre të sapo dala nga
fabrika. Kush e di sa i lartë është standardi
i jetesës në Shqipëri, mendoi, përderisa
qeveritarët janë aq të pasur! Ndryshe populli do të kishte ngritur krye. Ata
njerëz nuk mund të jenë milionerë, ndërsa populli i tyre të vdesë për bukë. I duhet
të punonte më shumë, për të kapur standardin e shqiptareve, ndaj vizita në
Parlament, ishte e një rëndësie të vecante.
Eh c’me gjeti! Psheretiu. Hajde
tregoju shqiptarëve për reformat e shumta që kam bërë. Për rritjen e pagave dhe
pesioneve, kur kam ende shumë për të bërë për të kapur hapat e tyre, mendoi
me vete. Tundi kokën si për të qartësuar mendimet e saj, të cilat s’donin që
s’donin të kthjelloheshin. Një artikull që kishte lexuar për rininë shqiptare që
ka marrë rrugët e botës, vetëm e vetëm për t’i ikur varfësirë, nuk i shqitej që
nuk i shqitej nga mendja. Po përderisa
janë kaq mirë, si ka mundësi që ka kaq shumë raporte negative për ta?! Ec e e
mere vesh këtë punë, por përderisa jam këtu, dicka kam për të kuptuar.
Shtypi bishtin e cigares së mbetur, në tavullën e duhanit, sikur të shtypte
gjithë mendimet negative që po i vlonin në kokë. Me një hap të vendosur u fut
brenda. Kostumi i zi, me ca lulka mbi të, i shkonte përfekt ceremonies qe e
priste. Kështu zonjëzat parlamentare shqiptare, që duket se shkojnë aty vetëm për
të bërë fresk, e për të treguar modelin e fundit të flokëve, do t’ju mbetej
mendja te lulet e saj. Herën tjetër që do të shfaqeshin në Kuvend, do ta
kopjonin, me patjetër. Për këtë vuri bast me punonjësen e sigurisë shqiptare që
e shoqëronte. Me një hap të sigurtë, sic e karakterizon, pasi njeriu që di se
cfarë bën edhe hapin e hedh të tillë, ju drejtua sallës së Parlamentit.
Pa dhe u
ndesh me gjithfarë ngjyrash, modele flokësh e forma koke. Ajo që nuk arriti të
kuptonte dhe i mbeti peng në zemër, ishte shkelja e syrit të një deputeti
shqiptar. Që nga ai moment, e derisa u largua nga Shqipëria, mendja i mbeti vetëm
aty. C’kishte dashur t’i thoshte ai vallë? Mos ndoshta kishte kritika për punën
e saj? Apo ndoshta i dukeshin pa vend gjithë reformat që ajo kishte ndërmarrë? Një
zë i foli në vesh: Budallaqe c’tu desh që shite avionin qeveritar?! C’tu desh,
moj e uruar, që rrite rrogat e njerëzve të thjeshtë?! Ja shiko ne, e merr pak shembull!
Asgjë s’kemi bërë, ama, po gëzojmë e po rrojmë si mbretër. Nuk kemi lënë gjë pa
i vjedhur e pa i bërë këtyre njerezve, e ata prapë na duan. Nuk kemi lënë vend të
botës pa vizituar, e kalamanjtë tanë studiojnë në universitet më të mira të
botës. Ku i gjetëm lekët? E thjeshte fare: vidh moj e uruar, e shfrytezoje
popullin tend gjer në palcë!
Ajo tundi fort kokën si për ta larguar
zërin që i fliste pa pushim në vesh. A thua kjo të ishte domethenia e asaj
shkelje syri në parlament?!
Nxitoi hapat dhe u fut në avion. Kur
dera ju mbyll pas shpinës së saj, lëshoi një “uf” mori frymë thellë e
lehtësuar.
No comments:
Post a Comment