Powered By Blogger

Sunday, July 29, 2018

Ajo


Sytë e saj të akullt, kishin më shumë se 10 minuta, që i ishin ngulur derës së madhe prej xhami, të aeroportit. Rrinte e rrinte, e bënte ca lëviztje të cuditshme, a thua se fliste me dikë që ndodhej në karrigen boshe përballë saj. Më gishtat e gjatë, e të hollë, ajo rrotulloi disa herë filxhanin e kafesë, që mbante përpara. Pastaj, sikur t’i kishte ardhur frymëzimi pikërisht nga lëkundja sa andej këtëj e lëngut të zi, shtriu dorën e majtën mbi karrige, dhe kapi cantën. Nxori prej andej telefonin dhe ja nguli sytë për disa caste. U dridh, sikur të kishte parë ndonjë fantazmë dhe e futi sërish telefonin në cantë. Një telefonatë ndërkombëtare kushtonte shumë, dhe ajo nuk kishte kaq para. Gjithcka kishte, ishte një pasaporte greke, false natyrisht, një biletë pa kthim, dhe një cantë shpinë, mbushur me disa rroba që do t’i shërbenin si ndërresa, nëse do të mbërrinte atje ku ishte nisur. Kërciti gishtat me njëri – tjetrin dhe pa dashje dora e djathtë i pushoi mbi bark. Bëri dy frymëmarrje të gjata dhe mushkëritë filluan të pompojnë sërish ajrin. Gjaku filloi t’i rrjedhë nëpër damarë, sic bënte në të gjitha ditët e zakonshmë. Por ajo nuk ishte një ditë e tillë. Ngriti sytë lart. Dielli ishte në pikën më të lartë të tij. A do të më mungojë ky diell vallë? Nuk kishte kohë për të menduar gjëra të tilla. Më vonë. Më bisht të syrit, a thua sikur po e ndiqte dikush, pa orën. Duhej të nisej. Rrëmbeu cantën e shpinës, e hodhi në një krah - kështu do ta kishte më të lehtë ta hiqte nëse do të vinte puna deri aty - dhe u drejtua drejt oficerit kufitar. Dinte që duhej të paraqitej në kabinën nr 1. E kishin siguruar kush e di sa herë që do të kalonte pa problem, pasi oficeri kufitar e dinte që ajo do të shkonte. Cfarë janë këta njerëz vallë? mendoi. Po ty c’të duhet, i dha vetes pergjigje. Po nëse në portën nr. 1, personi që duhet të më presë është sëmurë sot? Unë nuk i di as emrin, nuk ja kam parë kurrë as fytyrën. Po nëse i them që jam e dërguara e X., një personi tjetër që nuk ja ka haberin fare se për cfarë bëhet fjalë, ata me siguri do të më ndalojnë?! Po nëse më ndalojnë, unë nuk di më se ku të mbytem. Këto mendime po ja vrisnin trurin, teksa priste në rradhë për t’u paraqitur përpara burrit, që qëndronte në portën e parë. Prej aty ku ndodhej, dallonte fare mirë kokën e tij. Edhe dy persona, edhe ishte rradha e saj. Automatikisht dora i shkoi sërish mbi bark. Duhet t’i kisha thënë, mendoi dhe psherëtiu. Jo nëse do t’i thoje, do të të kishte vrarë, ti e di këtë, ja preu shkurt zëri i brendshëm. Më mirë ik! E urdhëroi zeri i saj. Poshtë krahëve, djersa i rridhte curk. Vuri gishtërinjtë mbi temtha, sikur të ndalonte pak rrahjen e tyre si cekan. Edhe një person. Zemra sa nuk po i dilte nga kraharoi. Mori dhe një herë frymë thellë dhe fshiu duart e lagura mbi pantallona. I dukej sikur dikush kishte hapur mbi ballin e saj, një rrubinet cezme. Me hapa të ndaltë, u nis drejt tij. Ai vuri buzën në gaz, ndoshta donte dhe t’i thoshte që të shpejtonte pak, por këmbët e saj nuk bindeshin, dhe ajo mezi ndërronte capin. Më në fund la pasaportën përpara tij. Të dy duart i palosi mbi bark, sipër njëra tjetrës, i shtrengoi fort që të mos dridheshin. Por, edhe ato sic do pjesë tjetër e trupit të saj kishin gritur krye; nuk i bindeshin.

No comments:

Post a Comment