– Diç kam dëgjuar, diç u përfol nëpër sallë. Ja
e shikon atë skulpturën atje pas krahëve të tu, ajo hapi panik një ditë. Ka
frikë! Po dremisja, ishte një ditë e qetë me pak vizitorë, kur u zgjova nga
britma e saj. Nga çuçuritjet e vizitorëve seç kishte dëgjuar për disa sulme në
Bruksel, në Paris, Ankara. Hë moj derëbardhë, - i thashë, - luftëra ka pasur e
do të ketë gjithmonë. Por ajo ma priti e trembur "kjo s'është si ato që
kemi parë e jetuar unë e ti, armikut i ka marrë koka erë, e vjen m'u këtu, m'u
në mesin tonë e shpërthen; nuk mbetet më asgjë, vetë hi. More vesh seç ndodhi
me qytetin antik të Palmirës? E shkatërruan, nuk është më... unë nuk dua të jem
dëshmitarë i këtyre ngjarjeve, e të pres fundin nga disa trutharë... Ata nuk
duan t'ja dinë kë vrasin; njerëz të pafajshëm në aeroport, fëmijë në Pakistan,
njerëzia ka ankth". “Kam frikë", ma ktheu ajo me sytë të përlotur.
Kemi vite që jetojme bashkë në këtë sallë në Louvre, në Paris kemi pritur e përcjellë
shumë vizitorë, jemi dëshmitarë te dashurive e të tradhtive të tyre, kemi
qeshur më pas me to. A nuk mendon se bota është më e bukur e tillë? Dashuria është
më e madhja forcë, ata kanë frikë prej saj. Ata kanë frikë prej lirisë, modës,
kinemasë e sidomos muzikës, kjo mbledh shpirtra të bukur përreth, kanë frikë
prej gjithçkaje që i rrethon, ndaj janë egërsuar kaq shumë. Të përbuzur gjithmonë
e kudo ku kanë qenë. Po ti më thuaj ç’bëhet në Tiranë?
Unë
mblodha supet, mbeta pa fjalë. Nuk e prisja, me aq shumë halle sa ka bota të
gjente pikërisht mua të më pyeste… nuk dija nga t’ja nisja më parë. Po ja, - i thashë,
- më në fund të gjithë do të kenë të hanë një vakt të ngrohtë në ditë në Tiranë.
E pashë që ky lajm nga njëri vesh i hyri e nga tjetri i doli, që nuk ja mbusha
mendjen, nuk e ngriti kokën as për të më parë.
No comments:
Post a Comment