Powered By Blogger

Friday, March 11, 2016

Dua të pi një kafe me ty, jo me whatsapp-in tënd



Më ka marrë malli të pimë një kafe bashkë!
Me kë? Me ty i dashur mik/mike...
Një kafe si dikur, ku ti nuk rrije gjithë kohën në facebook,duke postuar atë që ne hamë. Të pimë një kafe, birrë, gotë vere; bashkë si dikur, pa e ditur askush ku jemi, pra me pak fjalë pa bërë check in.
Më ka marrë malli për kohën kur përdoreshin telegramet, kishim më pak stres, nuk shikoje 100 herë telefonin; pse nuk ra, pse nuk dërgoi mesazh, pse nuk bëri koment, apo një “like” të paktën?! Më mungon ajo koha kur shiheshim në sy e thonim të vërtetën. Më ka marrë malli për atë kohën kur njerëzit ishin aty për ty, të dëgjonin gjithë sy e veshë e nuk flisnin gjithë kohën në viber, whatsapp, facebook, instagram, Twitter ka më? Sigurisht dhe plot të tjera...
Më ka marrë malli për atë kohën kur fëmija ishte fëmijë; lozte me top, peta, gurë llastiqe e ç'të mundte. Nuk njihte as iPhone e as iPad. 
Më ka marrë malli per ate kohën kur Sofia Loren ishte e tillë, b.. e gjoks siç ja kishte dhënë nëna, pa fryrje artificiale. Më mungon koha kur njeriu nuk mburrej për belfien që bën. Më ka marrë malli për kohën kur femra vlerësohej për atë që truri i saj ka brenda zgavrës, e të mos vlerësohet për atë që nxjerrin me shumicë përjashta. Më mungon edhe ajo koha e Festivale të Dhjetorit që i këndohej arave, fushave e luleve. Do të thoni ju që kam mbetur ende me kohën e qepës,  por të paktën në atë kishte tinguj të vërtetë muzike...jo tallava që të shpon daullen e veshit. Më mirë të hapej televizori në 6 pasdite si atëherë, sesa të shikojë njerëzia gjithë ditën telenovela arabe, turke, kineze pa pikë morali e pa pikë lidhjeje.

A ju mungon ajo koha kur njerëzit dilnin në foto siç duhej, tani nuk po themi gjihmonë foto tek Slënderbeu, por të paktën nuk frynte njeri buzët si patë. Meqë ra fjala duket se jam jashtë mode, se asjëherë nuk e kam kuptuar përse e asaj fotoje…

No comments:

Post a Comment