Hey, e dua këmbën time mbrapsh! – Merre, këmba
jote është në Holandë, unë po shijoj ca minuta në Belgjikë; më pëlqen birra
belge, ups edhe çokollatat. Vi shpejt, mos u mërzit, sa të kaloj vijën.
Ky është kufiri ndarës i një
pike mes Holandës dhe Belgjikës në zonën që quhet Baarle Nassau dhe Baarle
Hertog. Nassau i përket pjesës holandeze, ndërsa Hertog asaj belge. Që kur e
pashë për herë të parë këtë vijë lidhëze, apo ndarëse vërjani emrin si të doni
mendova me vete se belgjit apo holandezët qenkan shumë budallenj. Si e lë
njeriu kufirin kështu të kalojë tjetri sa në një anë në tjetrën si t’i dojë
kokrra e qejfit?! Do ta pish birrën në Belgjikë, opa kalo vijën… do të pish
diçka më shumë e më të rëndë në Holandë, just cross the line… Kur e kalova për herë të parë në 2008 m’u desh
të kapja tim shoq (at that time my boyfriend), për dore, se thashë me vete nuk
kalohet kufiri kështu, pa viza, vula, kontrolle e më the e të thashë. Në këtë
provincë të vogël mbizotëron një paqe e jashtëzakonshme, njerëzit nuk duan t’ja
dinë çfarë janë, duket sikur koha këtu ndal…Atëherë në atë kohë e krahasova me
çfarë ndodh me ne në Tiranë.
“U qyqja
u bë ajo malokja / ai maloku, deri dje nuk kishin bukë të hanin, tani na zbritën nga malet e zunë fushat… Mos i fol se është; tepelans,
fierak, skraparllij, myzeqar etc = të gjithë të poshtër…” Ne zihemi për një vijë uji, vrasim
për një parking, për një arë, fushë djerrë. Punë e madhe që ajo cope toke nuk
na duhet, mjafton mos ta ketë as ai tjetri.
Ndërsa sot këtë vijë simbolike do të doja ta
shikoja në një prizëm më të gjerë. Si një vijë që kërkohet të prishet nga disa
njerëz të egërsuar me botën e lirë. Nga njerëz që as vetë nuk e dinë çfarë kërkojnë, nga njerëz që duan që unë dhe ti t'i shohim e të kemi frikë prej tyre. Çmenduri!
Po! E pranoj unë jam edhe “Bruksel
edhe Paris”, pasi janë pjesë e botës së lirë të asaj që unë dhe ti duam të jemi. Të asaj bote që sidomos
ne shqiptarët kemi ëndërruar aq shumë…
NL= Nederland= The Netherlands = Holandë
B= België = Belgium = Belgjikë
No comments:
Post a Comment