Zot më
fal, por nuk bëhem dot lajm! Nuk bëhem dot lajm, se nuk qëlloj dot në shenjë si gugu, gugushe, lepurushe, pilivesa e ku di unë. Zot më fal se
nuk dal dot e zhveshur; kur është vapë zhvishem aq sa duhet, ndërsa në dimër
kam shumë ftohtë e nuk rri dot me barkun jashtë. Zot me fal që nuk realizoj dot
një puthje lesbike, po qe kështu më mirë të mos bëhem lajm. Më fal sërish edhe
nëse nuk mund të përdor fjalor ordiner të tipit; zogu, pjeshka, dardha.
Zot, më
fal që nuk mund të kem një të dashur politikan, ose të paktën të bëj sikur kam
aq shumë kërkesa e mesazhe prej tij. Më fal edhe që nuk kam një biznesmen, dmth
nga ata të tipit me para shumë, që të kem një makinë porsche, megjithëse nuk
futet në shijet e mia, ama do të shisja p....
Zot, më
fal edhe që nuk jam aq leshverdhë, se ndoshta edhe do të kisha rënë më shumë në
sy. Kështu do të mund të kisha ndonjë post drejtues se mbetem gjithë jetën
popull i thjeshtë. Zot më fal edhe që nuk mund të mashtroj dot, kështu do të
kisha më shumë para. Më fal edhe që nuk jam nga ato femrat e pasarelave apo ato
të tipit "bussines woman", me shumë tru dmth. Më fal edhe që nuk di
të kem kaq sukses që ta ndaj në Linkedin, Facebook e Instagram me ata gjynahqarët
në gjuhën moderne quhen "followers", e që shohin foto e histori
hirushesh çdo ditë nëper gazeta.
Zot më
fal, që kam bërë kaq shumë shkollë e s'më rri mendja rehat po edhe tani 35 vjeç
vazhdoj e bëj tek - tuk ndonjë kurs, do ketë diçka që nuk shkon me mendjen time
patjetër se ndryshe nuk e shpjegoj dot.
Zot
falmi ato që më ke dhënë se nuk dua të kem më shumë! Ndihem mirë me ç do pjese të trupit tim edhe pse është normal,
pa fryrje e, nuk bëhet dot lajm. S'ka gjë do ta gëlltis me bukë e një gotë vera
mbrapa. Më fal që jam kaq popull... që mezi shtyj muajin!
No comments:
Post a Comment