Ora 5 e mëngjesit e gjeti duke shëtitur rrugëve të qeta të
Parisit. Ishte vetëm, ai dhe rrugicat e lashta të dashurisë, i lumtur ashtu siç
s'mund të ishte askush tjetër.
Me gjasë edhe pemët, gurët po gëzonin bashkë më të. U ul në
një prej shëtitoreve buzë Senës, hoqi këpucët dhe futi këmbët në ujë. Ndjeu
ftohtë. Sena po e guduliste lehtë e dukej sikur i thoshte: “Ah qerrata, qerrata,
re dhe ti në dashuri. Askush nuk i ka bërë ballë aromës së qytetit tim. Është
dehëse, e mbushur plot më ndjenjë, pasion. Ajo mund të gjendet vetëm këtu,
askund tjetër, në asnjë vend, në një asnjë shtet.”
"Sa çudi!" -
mendoi me vete.
Por ai lumë magjik i fliste
sërish. Ishte çmendur vallë?! Tundi
kokën, por sërish lumi vazhdonte në të
tijën. "Emma është e zgjedhura jote, mos ki turp, unë e di, unë di edhe
shumë histori të tjera. Të gjithë të dashuruarit e gjejnë kohën të qahen tek
unë. Ndaj dhe unë nuk shteroj kurrë, marr forcë nga dashuritë tuaja, gëzoj e
qesh bashkë më ju, por edhe qaj, qaj shumë në ditët e furishme, atëherë kur jam
e turbullt, e nervozuar, kam qarë e ndjerë një dashuri të shkuar."
Këmbët i ishin bërë akull nga uji i
ftohtë, por nuk e ndjeu aspak. Dëgjonte gjithë vëmendje historinë e Senës
kaltëroshe. Atë mëngjes, edhe Sena
gëzonte për dashurinë e tij.
Ndenji ashtu, së bashku me Senën
përqafuar, deri kur rrezet e para puthën ëmbël tokën duke treguar ardhjen e një
dite të re.
No comments:
Post a Comment