Unë nuk kam asgjë me vajzat e reja që duan të kapen pas
diçkaje dhe e vetmja zgjidhje është të merresh me ata, ose s’ka! Pra zgjidh, të mesme nuk ka! Ndryshe nuk bën dot hajër, nuk i ngjit
shkallët e karrierës, nuk ke punë, shtëpi, makinë e gjëra të tilla të vockla.
Nuk kam asgjë vërtet dhe këtë e them
me bindje, por të dalësh e të flasësh - futja kot se dicka do të dalë - kjo është
e patolerueshme! Se ata që e dëgjuan ju vjen keq për veten që ndodhen në atë
derexhe, ndërkohë që disa të tjerë shtrihen në një apartament e gdhihen në një
tjetër.
Ngrehu xha Sulo nga varri, se këto kryetarkat e reja s'paskan të
krahasuar me ato që të dërguan ty të ruaje pulat! Këto, me këtë mendje që kanë
do të dërgojnë me rradhë rend e mirëqënie sociale (duke qenë se të tilla ka vetëm
në letër) për të ruajtur derrat. Se këto mirë që bëjnë gafa sa s'ka ku të shkojë,
po si nuk di njeri të thotë: më falni njerëz, kisha pirë shumë mbrëmë! Jo falja
nuk është për to, qyqja turp, ç'është kjo fjalë e huaj?! Na habisi fare, apo
shkruhet habiti ?! Në këtë rast do preferoja të parën...
Ndërkohë vazhdojnë ja
hedhin mllefin që kanë njerëzve të thjeshtë që mezi ngrysin ditët, duke i ndarë
dhe me pika e kategori, duke treguar edhe ata që kërkojnë punë poshtë hyrjes së
pallatit. Por të paktën ata presin e nuk ngatërrojnë hyrjet. Ata janë njerëz të
thjeshtë, jo aq të komplikuar sa këto çupëlinat e sotme. Këta të thjeshtit,
mbajnë mend edhe në krevatët e kujt zgjohen, dinë dhe kush ju ulet ne krah. Sepse
për të thjeshtët ka shumë rëndësi personi që fle me ta, i besojnë, i falin dhe
presin dashuri. E dinë vallë këto të ndërlikuarat se çdo të thotë kjo
fjalë?! Po sigurisht që jo! Ndryshe nuk
do të shkonin punët aq çorap.:) Kjo që pamë nuk është as e para e as e fundit, por mos na
i promovoni me kaq bujë se do i hiqni dëshirën për diçka pozitive edhe atyre që
kanë arritur gjithçka me djersë, e djersë ballë jo djersë ku të dalë. Do i hiqni
dëshirën për punë të ndershme edhe atyre që e kanë arritur diçka falë mendjes,
e jo flokëve të gjata...
No comments:
Post a Comment