Sot do të doja të isha në Tiranë! Sa i çuditshëm qenka
njeriu, kur është atje, kërkon të ikë, kur je larg kërkon të kthehesh, nuk i gjendet
filli kësaj pune. Por sot do të doja të isha në Tiranë, do të më pëlqente të
zgjohesha nga zhurma e petrogazit, që do të thoshte se mami po bënte kafenë. Meqë
nuk e pi kafen turke, ajo kujdeset që ta bëjë enkas për mua në një ekspres të
vogël, i hedh edhe pak qumësht dhe ka shijen më të mirë në botë, që vetëm ajo di ta bëjë.
E
kam provuar edhe vetë, por kurrë nuk ka dhënë rezultatin e duhur. E çuditshme,
tani po pi një kafe “nespresso”, e po ta dëgjonte George Clooney këtë që po
them do të qeshte me të madhe, por mund të ndodhte dhe e kundërta, do të kërkonte
të njihte këtë person me shije të tilla të habitshme. Sa mirë po të ndodhte kjo
e dyta, yyyy sa shumë media do të shkruanin për mua. Haha do të isha e
famshme. Po do të dilja në televizor, do të shkruaja në Facebook: me shikoni
njerëz, kjo jam unë, s’kam bërë asgjë të mençur, po pi vetëm kafe.
Por
sot kam një dëshirë të papërmbajtur që të isha në Tiranë, s’ka problem se është
ftohtë e nuk ka ngrohje, s’ka problem që ajo rezistenca e vogël mezi të ngroh njërën
anë të trupit, e pjesa tjetër të është bërë akull, por punë e madhe do të
uleshim në ndonjë lokal e do të rrinim aty për një dy ose tre orë të mira me një
makiato me qumësht të ftohtë.
Do të doja të isha në Tiranë, megjithëse ajo zhurma dhe zallamahia para datës 31 dhjetor më lodh kokën, megjithëse nuk i duroj dot ato zhurmat nga plasja e nuk e di se çfarë, apo tymi që ndodh nga pas, do të bëja sikur nuk i dëgjoja. Sot do të doja të isha në Tiranë, nuk do të kaloja fare nga tregu ku shitet gjel deti apo pulë deti, asnjëherë nuk di nga dallohen, dhe fundja as që me duhet fare, nuk dua as ta ble, pse pak pula ka në dyqan, te therura të bëra gati vetëm për t’u vënë në tavë. Shija?! Pse çfarë ndryshon? Kur mendon çmimin më duket më e mirë ajo e ngrira, që pret vetëm për t’u shkrirë, mmm sa shumë shijon! ;)

Përfundimisht sot do të doja të isha në Tiranë!
No comments:
Post a Comment