It's morning, six fifteen. There are almost three hours that we have established more contact with each other.
You're giving me continues signs that you want to come out from that darkness
that you have been in for the last nine months. I know you think it's a
difficult road, darkness all around, you want to come out in to the light.
Believe me I am as scared as you are, perhaps even more. I'm scared like hell
but I believe that we will confront this challenge and win. I know I will cry, I
will scream and shout and say "never again". My God, I just want the
pain to be as short as possible, then we deal together, we will compromise. You
will learn that it's not that bad on the outside world, everybody is waiting
for you .Myself, dad and the last but not at all the least Joel Amadeus, your
brother troublemaker that will turn everything upside down. I'm happy that it
will be the two of you, when your father and I are no more. Forget this, is to
far, we have so much time to spend together and we are going to have such fun
time as soon as you come in to our arms. We know that you will cry and there
will be sleepless nights, but we still forgive and forget, we will give you
kisses and love in every moment.
Now, forgive me
sweetheart but I can't write any more, there's a sharp pain at the bottom of my
belly that feels like is going to kill me. It's you, I know, you want to come out,
you can’t wait anymore.
I need a coffee. What
am I saying "a coffee"? I need some sort of drug to stop all this
pain. "Hell", the pain is unbearable. I fell like every bone in my
body it's moving and crushing. Just some more hours, maybe one, or two, just
God knows. I hope that everything goes ok for the both of us. See you soon
"Ayden Maximus "!
Written 6 hours before my son was born.
Shkruar 6 ore para lindjes se djalit tim
Është
ora 6:15 minuta. Kemi pothuajse tre orë që kemi vendosur kontakte më të
shpeshta me njëri-tjetrin. Ti po jep shenja të vazhdueshme që do të dalësh nga
ajo errësirë prej nga ndodhesh për 9 muaj. E di të duket një rrugë e vështirë,
pus i errët të dalësh jashtë në dritë. Më beso kam po aq frikë sa edhe ti,
madje ndoshta dhe më shumë, kam frikë si dreqi. Por kam bindjen se jemi aq të
fortë sa ta përballojmë edhe këtë sfidë. E di do qaj, do qaj shumë, do ulëras e do them “kurrë
më”. Dua vetëm që e gjitha kjo dhimbje të mos zgjasë shumë, më pas do të arrijmë
marrëveshje të mirë të dy. Do të mësohesh që nuk është edhe aq keq në botën
jashtë. Të presim të gjithë, unë, babi, dhe se fundi, por jo më i parëndësishmi
Joel Amadeus, vëllai yt trazavaç që nuk lë dy gurë bashkë. Jam e lumtur që do të jeni të dy, kur unë dhe
babi të mos jemi më. Harroje këtë, është ende larg, kemi aq shumë kohë për të
shpenzuar bashkë, do kalojmë aq bukur. Do të bëjmë shumë gjëra, sapo ti të vish
në krahët tanë. E dimë do qash, do na lesh netë të tëra pa gjumë, por ne sërish
jemi të lumtur, ne sërish harrojmë, falim, të puthim e të japim dashuri në çdo
çast. Tani do të më falësh zemër, por nuk mund të shkruaj më është një dhimbje
e fortë në fund të barkut që po ma merr shpirtin, je ti, e di, kërkon të dalësh.
Më duhet një kafe, ç’kafe them, më duhet një lloj droge e fortë, “dreq” dhimbja
është e madhe, më duket se çdo gjë po shkërmoqet brenda meje. Ja dhe pak. Shpresoj
që gjithcka të shkojë mirë për të dy ne, shihemi së shpejti “ Aydën Maximus”.
Shkruar 6 ore para lindjes se djalit tim
No comments:
Post a Comment