Powered By Blogger

Monday, May 19, 2014

Ne


Mbaj mend si sot takimin tone te fundit ne aeroportin "Nene Tereza", ne Rinas. Ishte nje dite maji, dite si gjithe te tjerat, ndersa ne, nje grup i vogel, mbledhur grusht ne nje kafene buzes rruges plot pluhur te aeroportit, qe thuhej se do te ndertohej, pinim kafe. Kush e kush thithte hundet duke qare pa ze, genjenim e thonim qe s'do te merziteshim. I kisha premtuar vetes qe nuk do te qaja, por isha e pafuqishme per ta mbajtur ate premtim. Qava e qava shume, qava edhe ditet qe me pas vijuan... te tjeret u habiten pa mase, si mund te qante njeriu kaq shume per dike... dhe per me teper te qaje per dike qe nuk ishte i dashuri...? Ne ato kohe e ne ate moshe a nuk qajne vajzat vetem per te?! Sa shume kohe ka kaluar e sa shume kemi ndryshuar. Sa shume gjera kane rrjedhur ne jeten time, e ne jeten tende gjithashtu. Une u martova e ti nuk erdhe dot, linda dhe nje femije, nje djale e serish me gjithe dwshirwn e madhe tende, ti nuk erdhe dot...
Dhe qenka e thene te takohemi serish, por pas dhjete vjetesh ne nje tjeter aeroport. Shume njerez qe ishin me ne ate dite nuk jane e nuk do te jene me... Une besoj se nuk kam ndryshuar shume, plus minus disa kg me pak, ti ke vene disa kg me teper qe nga hera e fundit qe pime kafe bashke...e mban mend?
Te te them te drejten kam gezim, ankth, mosbesim... te gjitha i kam bashke, a do te jete e vertete qe do te takohemi serish? Na ndan vetem nje jave... sa mall kam...

No comments:

Post a Comment