Powered By Blogger

Sunday, June 8, 2014

Sepse ne nuk jemi në fund të botës, dreqi e mori…



Sa herë them: “Ik kom uit Albanië”; Unë vij nga Shqipëria, -  më duhet ta përsëris të njëjtën fjali dy, apo tre herë. E atëherë pyes veten, çfarë bëj gabim, mos ndoshta gjuha?! Nuk e flas mirë me theksin siç duhet, një fjali kaq të thjeshtë, e atëherë provoj në anglisht? Sërish e njëjta gjë. Mos ndoshta toni i zërit tim është aq i ulët sa ata nuk dëgjojnë, apo bashkëbiseduesi im ka problem me dëgjimin?! Kur një marokane më pyeti disa herë se prej nga vija, megjithë shpjegimet e mia nuk e mori vesh se ku shtrihej Shqipëria. Vendosa që ditën tjetër do të merrja një hartë të botës  e do t’ja tregoja. Por shumë shpejt zemërimi ra, e harrova, mendova se gruaja kishte problemet e saj më të mëdha, sesa të merrej me hartën time. Më erdhi pak inat që unë e dija se ku shtrihej Maroku, por kjo pak rëndësi kishte për të, fundi i fundit nuk do të kishte bërë ndryshim edhe po të mos e dija.
Përsëri në të njëjtën tavolinë,  në shkollë, një vajze tajlandeze m’u desh t’i tregoja se ku shtrihej Italia dhe Greqia që ajo të kuptonte se ku gjendej dhe kjo Shqipëria jonë e vogël. “Po qenkeni në Evropë!” m’u drejtua ajo mua me habi pas një shpjegimi prej 5 minutash, pasi unë nuk tërhiqesha nga e imja. I kisha vënë qëllim vetes: do ta bëja tajlandezen të kuptonte ku ishte Shqipëria o s’kishte derman. “Sigurisht”,  i thashë unë me një mburrje, që nuk e di se ku e gjeta. E atëherë lista e gjatë e mburrjes filloi si me magji. I thashe se kemi një bregdet që Perëndia është treguar zemërgjerë e na e ka bërë dhuratë. Pjesën më të madhe të vitit mbizotëron vetëm diell. Kemi gjithashtu edhe klimën malore, me ujë kristal e ajër të pastër të bjeshkëve tona. Njerëzit janë mikëpritës, sidomos kur bëhet fjalë për të huajt.
Nuk i thashë asaj që për të mbërritur në Shqipëri, veçanërisht gjatë sezonit turistik duhet të presësh një biletë që shkon deri në 500 euro. Me një shumë të tillë turqit të ofrojnë, fluturimin vajtje-ardhje nga Amsterdami, fjetje dhe ngrenie në një hotel me katër yje. Nuk i thashë as se fqinji ynë Maqedonia ofron bileta 30 euro me nisje dhe mbërritje në Eindhoven, një tjetër qytet i Holandës. Nuk do të ishin keq disa pushime në Ohër, por në pjesën Maqedonase, këtë nuk ja thashë asaj, pasi ndoshta i prishet mendja e shkon në Shqipëri. Nuk i thashë as për çmimet e kripura që gjen në bregdetet shqiptare, që as nuk krahasohen me Italinë dhe Spanjën. As nuk ja zura në gojë që ndodh që shkon për pushime, por uji që të vjen në dhomë nuk mund të pihet pasi ka raste që mund të jetë përzier me ujërat e zeza, madje vjen erë që as nuk mund të lahesh. Nuk i thashe që pagat e njerëzve të thjeshtë as nuk ja zura në gojë, ku një njeri, nëse ka fatin të ketë një punë, merr pak a shumë 150 euro në muaj, e me këto duhet të paguajë qiranë e shtëpisë që është rreth 200 euro, të ushqehet, të shkojë tek mjeku, e të bëja qoka tek fisi. Me llogaritë që bëra nuk më dilnin, aq pak para për të gjitha këto shpenzime, e ndaj nuk i hyra atij muhabeti. Nuk i thashë gjithashtu se shumica e të rinjve kanë një diplomë Universiteti, e punojnë kamarierë, banakierë, ku të munden; universitet private nuk  i zura në gojë. Nuk i thashë as se në Shqipëri,  pavarësisht se dielli është prezent pjesën më të madhe të vitit, për hir të një ligji që nuk dihet se kujt i është bërë nder duhet të ecësh ne mes të ditës me makinë me drita ndezur, ndryshe merr gjobë pa e ditur pse? A nuk përdoret ky ligj në vendet nordike, aty ky dielli del “rrallë e për mall”. Ama rripin e sigurimit edhe nëse nuk e vë, punë e madhe, vetë do vdesësh. Sa shumë gjëra nuk desha t’ja thoja, por ama ja shpjegova mirë se ne jemi në Evropë, e presim të bëhemi pjesë e BE-së, kurdo që të jetë e shkruar ne e presim, le ta gëzojë kush ta rrojë deri në atë kohë. Ja thashë me një frymë, e ndaj më habiti indiferendizmi i saj. “Ka inat”, - thashë me vete dhe u largova e lumtur, se ne në mos sot, nesër, do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian.

Wednesday, June 4, 2014

24 hours without the politicians...? God don't do us this favor



24 hours without the politicians? It looks like a nonsense. Could that really be true? Politicians are the air that we breathe the food we eat. We can’t do without them. They are there, in every moment of our life. We see them so often then suddenly it comes in your mind the idea to prepare a table for them. Maybe they are hungry, screaming so much at the parliament, it comes a moment they should get hungry, or not?! And if we go deep inside our thoughts, we will find out they are doing this for us. So definitely they need a plate in our table, but then you still think: Are they going to like your table? It doesn’t look to have something nice on it. Maybe tomorrow you will have something better and you will hope that they will sit with you. But tomorrow is the same, no change. Tomorrow is going to be today, yesterday and the past far way. The only thing that doesn’t change is you and your daily poor table.
That’s why we love the politicians so much. You watch them on TV insulting each-other, than suddenly you are not hungry anymore. Turn your eyes to the table, it looks full. Than you think of your problems, the bills you have to pay. Energy bill is going high and high, what’s wrong with your family why do they spend so much? Even the water you have to pay is too much. You are going to tell your wife and your children not to get shower every day. That’s the solution!
Some days ago you got a terrible pain in your chest. Maybe is nothing, but still you can’t go at the doctor. You have to pay, who know how much? You don’t have nothing in your pocket. Analysis, oh God you need to pay for them too. But even if they don’t cost too much, you still will doubt. Are they yours, or to somebody else, being there who knows the same day, or the one before. No, that’s not the day to live without the politicians. Please God don't do this favor...we couldn't survive. It comes again in your mind the novel of Stefan Zweig: “Pain is a coward. He flees when faced by the irresistible power of the will-to-live”.

24 orë pa politikanë…?! Mos o Zot



24 orë pa politikanë? Duket si një pyetje pa përgjigje, një pyetje naive e bërë nga dikush që nuk e di sa vlerë kanë ata. Janë fryma dhe ushqimi i përditshëm. Shfaqen kudo në çdo orë të ditës, në çdo moment, në gëzime apo hidhërimet tona. Madje aq shumë janë prezent se ndonjehërë mendon se duhet edhe t’ju bësh një pjatë gati, kush e di janë të uritur teksa ulërasin pa fund, natyrisht për “hallet tona”. Por përnjeherësh kthehesh në realitet që, ata nuk do ta pranonin gjellën e thjeshtë të ditës tënde. Bind veten se ndoshta do ta pranojnë nesër, pasi beson se nesër do të kesh shtruar diçka më të mirë. Por e nesërmja është njëlloj, madje duket se ditët ndjekin të njëjtin ritëm e nuk ndryshojnë, pavarërisht se e nesërmja bëhet sot, dje, e një e shkuar e largët, tavolina jote mbetet sërish; varfanjake.
Ndaj dhe ne i duam aq shumë, e njëjta tavolinë duket më plot kur janë ata. Ajo mbushet me sharje e fyerje sa njeriu i shkretë është i ngopur e nuk do të hajë më. Teksa i shikon nëpërmjet televiziorit mendon për mijëra hallet që të kanë zënë. Duhet bërë pagesa e energjisë elektrike, edhe kësaj rradhe ajo “dreq fature” kishte kapur majat, po me ujin çfarë ndodhi? Përfundimisht do t’ju thuash gruas e fëmijëve të mos lahen aq shpesh, për vete tashmë dushin e përdor një herë në javë. Fundi i fundit asgjë nuk i gjente njerëzit kur laheshin vetëm të dielën.
Prej ditësh ke ndjerë një dhimbje në gjoks, por nuk ke patur guximin të shkosh te mjeku. Nuk është hera e parë, por duket se nga dita në ditë bëhet më e fortë. Kush e di sa para do të duhen? Por edhe nëse e merr atë guxim të shkosh, aparati i zemrës nuk do të punojë, patjetër duhet gjetur një privat. Po analizat vallë?! Të duhet sërish të paguash?! Po edhe nëse nuk kushtojnë ndonjë gjë të madhe, a do të jenë ato të tuat, apo të një “fakiri” para teje që kush e di si  e ka patur hallin i ziu. Jo, përfundimisht nuk është dita për të bërë asgjë, e aq më pak për të ndjenjur 24 orë pa politikanë. Mos qoftë e thënë ajo fjalë! Zoti mos na e bej kete nder! 
E teksa përmend pa fund 24 orë të vjen natyrisht në mendja novela e famshme e Stefan Cvajg-ut: “Dhimbja qenka e poshtër, u mposhtka nga dëshira cipëplasur për të jetuar.”