Rrugës për në aeroport mendonte për
shumën e madhe të parave që do të futej
në llogarinë e tij. Vendi ishte aq rrëmujë e askush nuk kërkonte burimin
e parave, mjafton të kishe sa më shumë nga ato letrat jeshile për të dërguar në
llogarinë personale në bankë, askush nuk pyeste për më tepër. Sa ide gjeniale!
Teksa do të ishte në një prej
banesave të tij të shumta, duke shijuar një gotë verë më bukuroshen e tij,
zerot në llogarinë bankare do të shtoheshin aq shumë, sa do të ishte vështirë
të mbaheshin mend. Thirrja e emrit të tij në aeroport e kujtoi se avioni po
nisej e duhej të nxitonte.
Dëshira për të blerë në "Duty
free", nuk i mungonte kurrë. Nuk do të ishte keq një parfum për gruan, kështu
do t'i dukej se ai mendonte për të kudo që ishte, ndërsa për të dashurën e
zemrës, zgjodhi një palë të brendshme "Versace".
Fundja ajo ishtë vajzë e re, vetëm
20 vjeçe, i meritonte. Çfarë do të bënte gruaja e tij me ato, as nuk do t'ua
dinte vlerën e ndoshta do të mbeteshin në fundin e dollapit siç ndodh gjithmonë
me gjërat e saj.
Ky ishte sekreti i madh që Tani jo
rrallëherë ia kujtonte. Nëse do ta merrte vesh gruaja, ai do të humbiste gjithë
postet që mbante deri në atë kohë. Gjithçka i detyrohej së shoqes. Familja e
saj kishte zotëruar në të gjitha kohërat polikën e atij vendi të vogël, ndaj
dhe X-i, dhëndëri i tyre, nuk mund të ishte një njeri pa poste e privilegje.
Kjo e mbante të lidhur ngushtësisht më M., gruan e tij. Dëshira për divorc nuk
i mungonte, por kur analizonte humbjen që do të kishte, arrinte të frenonte
veten.
Thirrja e dytë e bëri të nxitonte,
nuk duhej të humbte avionin për ato çikërrima, duhej të nisej, kishte edhe ai
shumë punë.
Shkëpur nga libri "Mekati"
No comments:
Post a Comment