Powered By Blogger

Wednesday, March 30, 2016

S'ma mbush dot mendjen jo, kot e ke...




          
    Kohëra të vështira na zunë miku im...
  Diç kam dëgjuar, diç u përfol nëpër sallë. Ja e shikon atë skulpturën atje pas krahëve të tu, ajo hapi panik një ditë. Ka frikë! Po dremisja, ishte një ditë e qetë me pak vizitorë, kur u zgjova nga britma e saj. Nga çuçuritjet e vizitorëve seç kishte dëgjuar për disa sulme në Bruksel, në Paris, Ankara. Hë moj derëbardhë, - i thashë, - luftëra ka pasur e do të ketë gjithmonë. Por ajo ma priti e trembur "kjo s'është si ato që kemi parë e jetuar unë e ti, armikut i ka marrë koka erë, e vjen m'u këtu, m'u në mesin tonë e shpërthen; nuk mbetet më asgjë, vetë hi. More vesh seç ndodhi me qytetin antik të Palmirës? E shkatërruan, nuk është më... unë nuk dua të jem dëshmitarë i këtyre ngjarjeve, e të pres fundin nga disa trutharë... Ata nuk duan t'ja dinë kë vrasin; njerëz të pafajshëm në aeroport, fëmijë në Pakistan, njerëzia ka ankth". “Kam frikë", ma ktheu ajo me sytë të përlotur. Kemi vite që jetojme bashkë në këtë sallë në Louvre, në Paris kemi pritur e përcjellë shumë vizitorë, jemi dëshmitarë te dashurive e të tradhtive të tyre, kemi qeshur më pas me to. A nuk mendon se bota është më e bukur e tillë? Dashuria është më e madhja forcë, ata kanë frikë prej saj. Ata kanë frikë prej lirisë, modës, kinemasë e sidomos muzikës, kjo mbledh shpirtra të bukur përreth, kanë frikë prej gjithçkaje që i rrethon, ndaj janë egërsuar kaq shumë. Të përbuzur gjithmonë e kudo ku kanë qenë. Po ti më thuaj ç’bëhet në Tiranë?
            Unë mblodha supet, mbeta pa fjalë. Nuk e prisja, me aq shumë halle sa ka bota të gjente pikërisht mua të më pyeste… nuk dija nga t’ja nisja më parë. Po ja, - i thashë, - më në fund të gjithë do të kenë të hanë një vakt të ngrohtë në ditë në Tiranë. E pashë që ky lajm nga njëri vesh i hyri e nga tjetri i doli, që nuk ja mbusha mendjen, nuk e ngriti kokën as për të më parë.

Monday, March 28, 2016

Pak qetësi... #Keukenhof2016

Nese menduat qe keni pare gjithcka nga une; gabim! Si ka thene Edi Rama: s'keni pare gje akoma hahahhah Shijoni pak minuta ne Keukenhof, kopshtin me lule me te madh e me te bukur ne Europe...I told you I'm gonna be your eyes...

Saturday, March 26, 2016

Hajde të pimë një birrë në Belgjikë... S'mundem! Kam frikë





Hey, e dua këmbën time mbrapsh! – Merre, këmba jote është në Holandë, unë po shijoj ca minuta në Belgjikë; më pëlqen birra belge, ups edhe çokollatat. Vi shpejt, mos u mërzit, sa të kaloj vijën.
Ky është kufiri ndarës i një pike mes Holandës dhe Belgjikës në zonën që quhet Baarle Nassau dhe Baarle Hertog. Nassau i përket pjesës holandeze, ndërsa Hertog asaj belge. Që kur e pashë për herë të parë këtë vijë lidhëze, apo ndarëse vërjani emrin si të doni mendova me vete se belgjit apo holandezët qenkan shumë budallenj. Si e lë njeriu kufirin kështu të kalojë tjetri sa në një anë në tjetrën si t’i dojë kokrra e qejfit?! Do ta pish birrën në Belgjikë, opa kalo vijën… do të pish diçka më shumë e më të rëndë në Holandë, just cross the line…  Kur e kalova për herë të parë në 2008 m’u desh të kapja tim shoq (at that time my boyfriend), për dore, se thashë me vete nuk kalohet kufiri kështu, pa viza, vula, kontrolle e më the e të thashë. Në këtë provincë të vogël mbizotëron një paqe e jashtëzakonshme, njerëzit nuk duan t’ja dinë çfarë janë, duket sikur koha këtu ndal…Atëherë në atë kohë e krahasova me çfarë ndodh me ne në Tiranë.
“U qyqja u bë ajo malokja / ai maloku, deri dje nuk kishin bukë të hanin, tani na zbritën nga malet e zunë fushat… Mos i fol se është; tepelans, fierak, skraparllij, myzeqar etc = të gjithë të poshtër…” Ne zihemi për një vijë uji, vrasim për një parking, për një arë, fushë djerrë. Punë e madhe që ajo cope toke nuk na duhet, mjafton mos ta ketë as ai tjetri.
 Ndërsa sot këtë vijë simbolike do të doja ta shikoja në një prizëm më të gjerë. Si një vijë që kërkohet të prishet nga disa njerëz të egërsuar me botën e lirë. Nga njerëz që as vetë nuk e dinë çfarë kërkojnë, nga njerëz që duan që unë dhe ti t'i shohim e të kemi frikë prej tyre. Çmenduri!
Po! E pranoj unë jam edhe “Bruksel edhe Paris”, pasi janë pjesë e botës së lirë të asaj që unë  dhe ti duam të jemi. Të asaj bote që sidomos ne shqiptarët kemi ëndërruar aq shumë…

NL= Nederland= The Netherlands = Holandë
B= België = Belgium = Belgjikë