Rrofsh
more Mark Zuckerberg, se na nxore në dritë! Na ke bërë një nder aq të madh ne
shqiptarëve, që ti as nuk mund ta imagjinosh. Lere që ne në çdo gjë përpiqemi të
gjejmë një lidhje gjaku e farefisnie me ty, duke nxjerrë në pah që po të mos
ishim ne nuk do të ishe as ti. Me këtë emër që ke, patjetër që jot ëmë duhet të
quhet Marie, ups qenka Karen, po s’ka gjë; është version i amerikanizuar. Ne
shqiptarët që thua ti i dashur Mark, më parë kishim gratë e lagjes e pallatit,
që bënin gjithë thashethemet e dynjasë. Aty martohej, aty ndahej, fejohej, sëmurej
e vdiste kushdo që ato vendosnin ta merrnin nëpër gojë. Tani forma është bërë më
moderne, shajmë e shqyhemi falë rrjetit tënd Facebook. Rrofsh i dashur Mark, që
e krijove për ne! Sikur ta dije ti sa shumë shahemi e ziheni ne shqiptarët në
FB, do të mendoje se plasi Lufta e Tretë Botërore, në mos ajo, Lufta Ballkanike
është e sigurtë. Por mos u mërzit, këto sharje e shfryrje i kemi për të harruar
hallet tona të përditshme. Se nëse do të merremi me ato që na mundojnë çdo ditë
nuk do të kishim kohë të shkruanim gjithë farë lloj gjërash në internet. Natën
e ndërrimit të viteve, gra e vajza u dhunuan e përdhunuan në Këln të Gjermanisë.
U duk sikur bota mbajti vesh nga kjo gjë e shëmtuar. Një aktore (nëse e mbaj mend
mirë), doli e zhveshur ne rrugët e Gjermanisë, për t'ju thënë këtyre njerëzve
(që nuk dua t’i krahasoj as me kafshët se do të ishte ofendim ndaj këtyre të
fundit), që askush nuk ka të drejtë të dhunojë një femër, qoftë edhe e zhveshur
siç e ka bërë nëna. Më tronditi ai lajm dhe guximi i asaj gruaje, të cilën e
pata zili dhe thellë brenda meje thashe: bravo! Por u trondita edhe më tepër tek lexoja komentet e bashkëkombasve
tanë: k.. e m.., ja ti do kështu e do ashtu. Shumë mire jua kanë bërë, ju ketë
doni prandaj ke dalë ashtu ti.... e sa e sa te tjëra. Dreqi e mori, njeri i
pandreqshëm, nëse nuk ke asgjë për të thënë,mbaje më mirë gojën mbyllur. Përse nuk flet për “përdhunimin”, që të bëjnë
çdo ditë në mes të vendit. Përse nuk flet për gjithë ushqimet e skaduara që ha,
për qumështin jashtë çdo standardi, që pi. Për biletat e transportit që të
rriten çdo vit të ri, për faktin që e ke gjithë rininë në kafe e Facebook, që
nuk kanë asnjë punë. Përse nuk flet për “kurvëllëkun”, tënd m’ú aty në mes të
Tiranës, që ka mbuluar dynjanë. Përse nuk flet për të rinjtë që të shtyrë nga
rrethnat, tentojnë vetëvrasjen, madje disa edhe e arrijnë. SIkur të flisje e të
protestojë për të gjitha këto, jeta jote do të ishte më e mirë….
Mbaj mend i dashur Mark që në kohën time bëheshin
dy orë hartim, në lëndën e Letërsisë. Ti nuk e ke idenë sa shumë mërziteshin
pjesa më e madhe e nxënësve kur vinte kjo kohë, kjo për faktin se e kishin inat
të shkruarit, nuk dinin të bënin një paragraph siç duhej. Unë
i përkas kohës kur hartimet ishin më shumë me fusha pjellore e bar shumë. Thjesht
duhej pak imagjinatë, për të shkruar diçka të bukur. Por siç duket ne edhe kur
imagjinojmë, na del përpara një fushë e tharë e djegur. Ndaj edhe shajmë kaq
shumë, apo ndoshta është një dëshirë e çmendur shtazarake që ne paskemi patur në
shpirt, e shyqyr që na u dha rasti: oburra shaj, shfryj, nxirt vrer... sa gjë e
shëmtuar! Apo mos ndoshta kjo pjesë, ka qenë gjithmonë e refuzuar nga shoqëria,
e ndaj tani që ju dha rasti, I kundërvihet asaj?!
"Gjuha
kocka s'ka, po kocka thyen" - sikur vetem ta kishin dëgjuar ndonjëherë këtë
shprehje të lashtë….
No comments:
Post a Comment