Powered By Blogger

Monday, December 7, 2015

Nuk je kurvë?! S'ka punë për ty



"Nuk je kurvë dhe nuk ke asnjë mik?"
- Epo nuk mund të fillosh punë.
- Po unë kam mbaruar një universitet kam dhe mesatare te lartë, sapo mbarova dhe masterin; ja notat.
- Kështu thonë të gjithë. Po e bukur je?
- Po, si të të them nuk e mbaj veten si gocë e bukur, nuk jam shquar asnjë here për një gjë tillë, por si një vajzë studioze.
-Po atëherë ç’më dërdëllit kot, ç'më duhen notat, lista; pallavra.
- Po unë ku do të punoj atëherë?!
- Shiko një herë në “call center”, po pati mbetur vend.
- Call center?!!! Po unë kam studiuar; inxhinieri, mjekësi, financë, juridik, më duket kam mbaruar edhe pikturë.
- Epo atëherë paske shanse për kryeministre, mos u dorëzo! Anglezët thonë: keep going, ndërsa andej nga Holanda më duket se është: ga door.
- Jo nuk do të shkoj as në Angli e as në Holandë, por do të kërkoj azil në Gjermani.
- Vështirë e ke edhe atje, më duket janë zënë vendet…
E tmerrshme?! Zgjohesh nga ëndrra e bërë qull në djersë. Por hija e saj të ndjek akoma edhe teska bën një kafe në kuzhinë. Zhurma e ekspresit nuk e heq zhgënjimin e pësuar nga ajo zyrë ëndrra-vrasëse dhe nga barkderri me të cilin kishe biseduar. Pjesa më e madhe e tyre është sikur t’ju ketë bërë i njëjti stilist të njëjtën prerje. Pse janë të  gjithë më bark, e pastaj paguajnë miliona për të hequr dhjamin?!
Atëherë fjalët e bukura të mamit e të babit të tipit: sillu mirë, bëju vajzë e mbarë, mbaro një shkollë, kështu do të rregullosh jetën, do të jesh e sigurtë,  - paskan qenë gënjeshtër?! Epo po i lutem Santës, a ekziston ai vallë?!
I dashur Santa!
Nuk dua dhurata këtë vit; i blej vetë. Të lutem, vetëm të më sigurosh një vend pune, kështu nuk ke as ngarkesë për të futur shumë dhurata në thes, pra në një fare mënyre po të lehtësoj punë edhe ty. Gjithashtu mos i bëj dhurata as atyre të shtëpisë sime, se kujdesem unë për ta. Pra nuk po kërkoj shumë; një punë. Edhe nëse nuk do të ma sigurosh, unë jam mësuar tashmë, fundi i fundit edhe Santa me bark të madh është….
Dreqin! U rrita e zbulova që shumë gjëra na qënkëshkan të rreme. Sa keq!  Dua të kthehem pas, të jem fëmijë. Si atëherë kur s'më kërkon njeri të jem kurvë me zor.
Hapa lajmet, pashë qe Tirana ishte bërë e bukur; me drita. Krishtlindjet po vinin. Sa mirë! Kishte njerëz që qeshnin e këndonin rreth pemës. Më tej, trishtim! Përtej dritave lexova dhe për fëmijë që e dinë që Santa nuk vjen, s'ka lekë për këtë vit, ndaj bëni si të bëni me ç’të mundni, merrni si gjithmonë borxh tek komshiu. Pashë dhe njerëzit që vazhdojnë e vrasin njeri-tjetrin. “E vrara pa dashje tim bir, doja të vrisja gruan” – tmerr! Për artin ç’të të them, artistët rrihen për vota.
Ëndrra ime nuk paska qenë e rremë, qënkërka e vetmja e vërtetë në këtë mes. Sa keq!

No comments:

Post a Comment