Nuk
kam asgjë personale me ta si njerëz, ndërsa kam shumë kundër muzikës së tyre.
Por edhe që të çahet dynjaja ka një javë, sa lekë u hodhën e kush kërceu në
dasmën X, më duket një fatkeqësi për muzikën shqipe dhe publicitet i
pamerituar. E di që nuk shquhem për muzikë, as nuk ja them fare për të
kënduar, por ama aq vesh muzike sa të
dalloj të bukurën nga e shëmtuara unë kam. E të thuash këngëtarin apo këngëtare
e mirënjohur për njerëz që për mendimin tim, përveçse shkatërruan muzikën
shqiptare, nuk bënë gjë tjetër, më duket jo profesionale, madje aspak
profesionale.
Turmën
nuk mund ta detyrosh, por ama fare mirë mund ta drejtosh. E turma është
drejtuar, e them me dhembje gabimisht, drejt një muzike pa shije, - tallava. E
meqë i pari i këtij lloji bëri bum e bujë, e ndoqën pas simotrat e tij. Do kenë
thënë me vete: kur po bën para filani, po ne që kemi ç'të tundim e të shkundim
pse jo?! Dhe rezultoi me sukses,
pasi bënë para sa u shqepën. E çudia nuk mbaron më aq, ata janë kudo të ftuar
në radio e në televizione, si njerëz të suksesshëm, si “këngëtarë”. Shumë kohë me parë një miku im gazetar kishte
ftuar një të tillë në studio, nuk ma kishte marrë mendja kurrë që edhe ai do të
binte në atë grackë. Që prej asaj dite nuk pashe më asnjë emision të tij.
Nëse askush nuk e kundërshton kjo lloj muzike ka marrë
dhenë. Sot nuk pyet më kush se çfarë po dëgjon, veshi ju është mësuar njerëzve
me atë që pa frikë do e quaja "muzikë ordinere". Dikur netëve vonë
kur kthehesha nga puna që mbaja në një gazetë e kaloja tv tek BBF-ja, i vetmi në
atë kohë me muzikë të tillë. Do thoni ju: atëherë pse na çan kokën kot, kur
edhe vete ke dëgjuar muzikë të tillë? Po, e mbaja tv aty, pasi ngushëlloja
veten. Thoja: paska më keq se unë, pseudokëngëtarë. E kur nga puna më pushoi
ish -drejtori i gazetës, një inxhinier pyjesh, s'kam sërish asgjë as me
inxhinierët e as me pyjet, u binda plotësisht se BBF-ja më sillte humorin. Por
ajo muzikë shkoi shumë larg e sot fëmijët para pallatit këndojnë këngë të
tilla, kërcejnë e vishen si ata/ato. Mua më vjen keq vetëm pse nuk dëgjoj muzikë
të mirë, ndërsa atyre që luajnë muzikë të mirë, që dinë se ç'është muzika e
vërtetë kush e di sa turp ju vjen... . Kush e di sa me dhembje i
shohin ata këto ngjarje. Kur më vjen keq mua, atyre duhet t’ju qajë shpirti. Si
u bë kjo punë kështu?! Vaj mileti ç'po dëgjon...
Ç'nuk u tha e ç'nuk u bë, vetëm për ca euro më shumë.
Shijoni muzikë të mirë miqtë e mi, jeta është shumë e
shkurtër për ta shkuar dëm me tallava. Unë s’kam përmendur emra, pasi do të
mbushej i gjithë shkrimi vetëm me të tillë, aq shumë sa janë shtuar. Po përmendët
ju emrat unë s’di gjë.Tani që të mos zgjatem shumë më mbeti fiksim ajo puna e
dhuratës së Bleros në dasmën Y, 1001 €. Shumën e madhe e kuptoj, por ky 1 €
plus më mbeti merak, përse vallë?
Leonard Cohen ~ Dance Me To The End Of Love
No comments:
Post a Comment