
Nisa shumë CV për punë sot. Më pëlqeu forma që i kisha thanë
CV-së time; ishin plot tre faqe të shkruara me lezet. Kishte aty shkollë, kurse, eksperienca në punë; duhet shtuar edhe hobby, a thua se punëdhënësit tënd i
intereson vërtet kjo gjë. Por kjo është forma moderne e të bërit një CV.
Prita gjatë! Asnje reagim. Ndoshta nuk do të marr edhe nesër asnjë, ku i dihet fotoja e profilit nuk ishte e duhura. Kam thënë unë;
syzet ma prishin gjithmone punën. Syzet?! Se mos vetëm ato; flokët e mia
kaçurrela marin formën me diskriminuese, pikërisht atëherë kur duhet të bej një
foto zyrtare e, sic ju fola më lart për make up -in tim, qe nuk është
asnjëherë siç duhet. Pikërisht kur duhet të bësh një foto të tillë, nuk ke asgjë
për të veshur. Hap dollapin e rrobave, që sa nuk po thyhet nga tejmbushja. Jo, asgjë për të qenë nuk është aty. Vesh të parën këmishë që të del përpara, atë
këmishën që kishe bërë be që do e falje. Pikërisht asaj i bëson ndoshta foton më
të rëndesishme të jetës tënde. Ndoshta prandaj deri tani asnjë e-mail,
apo telefon; askush nuk ngaterron as numrin e telefonit.
Shyqyr Zotit që më pëlqeu vetja diten kur u bera nuse, pasi i kisha hequr syzet për pak pak kohë (fundja e dija se kush do te ishte në dasmën time), e trukun ja besova një duararte.
E teksa shikoja lajmet nëpër internet, kot, për të shtyrë
kohën e për të mos kontrolluar 100 herë emailin, u bëra kurioze të lexoja pak
mbi jetën e Kim Kardashian. Thashë me vete: "Kush e di se c'do ketë mbi shpatulla
kjo vajzë?!" Përfundimisht sekreti nuk qëndronte tek shpatullat, por pak më
poshtë. Pashë veten në pasqyrë...Hoqa dorë! M'u kujtua Kafka tek nje nga
tregimet e tij thotë: Hiq dorë! Atëherë thoja: sa i cmendur ky! Jo, unë nuk heq
dorë!
Nuk e paskam kuptuar atëherë Kafken, ndoshta as tani. Sa e egër paska qenë kjo bote, kur njeriu vleresohet për atë që duket, e jo atë që është...
Gusht
2015
No comments:
Post a Comment