Nëse ti po e lexon këtë letër tani, do të thotë se une nuk jam me. E dija, e parandjeja, ndaj dhe po te shkruaj. Mos e gjyko "Arditin", ai nuk ishte i keq, jeta, shoqeria, nganjehere edhe vendi e bene te tille. Nuk kishte ngritur kurre dore mbi mua.
Gjithcka ndryshoi kur ne erdhem nga Greqia, kriza na i mori te gjitha, me keq se atwhere kur lame leket ne firmat piramidale, te kujtohet? Nuk kishim as pune, as gje prej gjeje, edhe ato pak kursime ai i harxhoi ne bixhoz. Filloi te pinte, oh sa shume pinte. E mora nje nate ne telefon, Ergysi, djali i vogel ishte semure, kishte shume temperature, kisha frike. Shoket e vune ne loje: "Shko, shko se tw kwrkon gruaja!"
Qe prej asaj nate ai ndryshoi, me qelloi shume. Por nuk me dhembi as syri i nxirw e as brinja e krisur, sa me thembi shpirti qe u thye. U be cope prej asaj nate.
Une e dija qe do te me vriste. E thashe dhe ne polici, nuk doja ta dwnonin, vetem ta mbanin larg prej meje e, ata nuk e bene. Qeshnim me mua sa here shkoja ne komisariat, me sy te nxire, me buze te care. "Po kjo kurva, erdhi prape?!"- i degjoja policet qe thonin; nuk shkova me as atje.
Mos u merzit, nuk te kerkoj tw qash, as te mbash zi per mua, dua ndihmen tende tani qe une nuk jam
me. Mos u habit as kur te shohesh 200€ ne zarf e di nuk jane shume e nuk do te mjaftojne. Bleji Ergysit kostumin e matures e di qe do te shtosh edhe te tjera deri kur te vi ajo dite, ndoshta me aq para nuk mund te blesh as kemishen. Tregoji atij qe kishte nje nene..., qe e donte shume, ka dhe nje baba qe ndoshta do te jetw ne burg, ose per mungese provash do ta lirojne. Ergysi eshte 5 vjec tani, nuk i kupton keta gjera. Kujdesu per te, kur une te mos jem me...
Wednesday, June 8, 2016
Wednesday, June 1, 2016
Për kaq pak gjë
- Shume paster per te qene nje spital.
- E di, edhe une kete gje kam menduar kur e pashe per here te pare. U cudita se nuk mban era spital, nuk shikon as carcafe me gjak mbi krevate... banjat jane te pastra, ka edhe leter e solucion per te lare duart. A po, ka edhe uje.
Por nuk ka njerez qe bertasin, qe perplasen sa ne nje porte ne nje tjeter, apo infermiere dhe mjeke qe te shohin nga duart sa para do t'ju japesh....
E di qe ne pamje te pare duket ndoshta me shume si ndonje qender tregtare, por ky eshte vetem nje spital normal ne Rotterdam.
Nese ke vajtur per nje kontroll rutine te shijon edhe kafja aty ne holl. Kur ka diell, rrezet deportojne nepermjet catise prej xhami, nese eshte dite me shi, mund ta shijosh serish ne menyren e saj... vuajme per kaq pak gje ne shqiptaret...

Thursday, May 19, 2016
The way to heaven...;)
Is this the way to heaven?! :)
Keto jane shkalle te perkohshme, ne qender te Rotterdamit; prane
stacionit te trenit. Njerezit mund te ngjiten dhe te bejne foto, qe nga
maja e asaj ndertese, e cila mban edhe vlera historike per qytetin. Pse
nuk u ngjita une? To be honest: une i kam frike lartesise... Ndaj mos me
shtyni...;)
Tuesday, May 10, 2016
Kjo nuk hahet me asgjë
- Ketu jeton?- Po ka ca.
- Ja paske hedhur dmth, noj shpi ne Tirane e ke besoj...dhe ndonje ne Durres patjeter. Se ju nga veriu e mytet Durrsin.
- Jo s'kam!
- Ca thua mo vertet, po ca ben ketu?
- Akoma s'kam filluar pune, kam bere nje aplikim e po pres.
- Pune? Pse ka edhe pune? Une kujtoja se kush jeton ne Holande, o eshte drug dealers, ose ka ndonje ne red light district. Edhe ata ne Itali, Belgjike, Gjermani keshtu mendoj se bejne. dmth s'paska asgje. Prandaj e mban koken ulur, po ca je ti kur s'ke asgje nga keto?
- Njeri.
- Kjo nuk hahet as me vaj as me uthull
Pa titull
Une, nuk i thyej dot rrjetet sociale, as boten nuk e trondis dot. Ndaj
eshte me mire te pi, se keshtu harrohen gjerat me mire. E nese pi nuk do
te kujtosh se cfare te la pa gjume mbreme, do te mbash mend vetem
dhimbjen e tmerrshme te kokes ne mengjes. Asgje nuk shkon ashtu sic
duhet; puna, shkolla, i dashuri, e dashura, paraja - kane marre
tatepjeten. Pune e madhe! Vazhdo jeto! Te eshte dhene edhe nje dite
tjeter sot...
Friday, April 22, 2016
Te kam zili
Mjelma: Pse me shikon me inat?!
Une: Po gjykon gabim, moj mjelme! Nuk eshte inat, por zili. Je e bukur e re! I bie liqenit cep me cep e nuk zhvishesh per te rene ne sy. Nuk tregon as sa te dashur ke, as cfare te dhuruan e me ke e sa here ben ti dashuri. Perkundrazi i ngre krahet perpjete bashke me puplat; krenare! te kam zili edhe se nuk zgjohesh ne mengjesin me stresin se cfare do te besh me pare. Nuk eshte inat, por zili qe puplat e tua rrine rende, rende e floket e mia jane ngritur si shtriga e perrallave perpjete. Nuk te shoh as edhe nje rrudhe moj mjelme!
Te kam zili edhe per shume gjera te tjera; nuk ke as qira per te paguar, as fatura dritash, internet, telefon etj. Te kam zili edhe se nuk shqetesohesh sh sa like more, as cfare do te thone shoqet, shoket neser ne mengjes! Te kam zili edhe se nuk lexon asnje gazete e nuk degjon asnje idiotesi. E sheh pra pse te kam zili!

Thursday, April 7, 2016
Gjithçka për një palë buzë...
Rrugës për në aeroport mendonte për
shumën e madhe të parave që do të futej
në llogarinë e tij. Vendi ishte aq rrëmujë e askush nuk kërkonte burimin
e parave, mjafton të kishe sa më shumë nga ato letrat jeshile për të dërguar në
llogarinë personale në bankë, askush nuk pyeste për më tepër. Sa ide gjeniale!
Teksa do të ishte në një prej
banesave të tij të shumta, duke shijuar një gotë verë më bukuroshen e tij,
zerot në llogarinë bankare do të shtoheshin aq shumë, sa do të ishte vështirë
të mbaheshin mend. Thirrja e emrit të tij në aeroport e kujtoi se avioni po
nisej e duhej të nxitonte.
Dëshira për të blerë në "Duty
free", nuk i mungonte kurrë. Nuk do të ishte keq një parfum për gruan, kështu
do t'i dukej se ai mendonte për të kudo që ishte, ndërsa për të dashurën e
zemrës, zgjodhi një palë të brendshme "Versace".
Fundja ajo ishtë vajzë e re, vetëm
20 vjeçe, i meritonte. Çfarë do të bënte gruaja e tij me ato, as nuk do t'ua
dinte vlerën e ndoshta do të mbeteshin në fundin e dollapit siç ndodh gjithmonë
me gjërat e saj.
Ky ishte sekreti i madh që Tani jo
rrallëherë ia kujtonte. Nëse do ta merrte vesh gruaja, ai do të humbiste gjithë
postet që mbante deri në atë kohë. Gjithçka i detyrohej së shoqes. Familja e
saj kishte zotëruar në të gjitha kohërat polikën e atij vendi të vogël, ndaj
dhe X-i, dhëndëri i tyre, nuk mund të ishte një njeri pa poste e privilegje.
Kjo e mbante të lidhur ngushtësisht më M., gruan e tij. Dëshira për divorc nuk
i mungonte, por kur analizonte humbjen që do të kishte, arrinte të frenonte
veten.
Thirrja e dytë e bëri të nxitonte,
nuk duhej të humbte avionin për ato çikërrima, duhej të nisej, kishte edhe ai
shumë punë.
Shkëpur nga libri "Mekati"
Subscribe to:
Posts (Atom)