Powered By Blogger

Wednesday, June 8, 2016

Letra e nje gruaje te vrare

Nëse ti po e lexon këtë letër tani, do të thotë se une nuk jam me. E dija, e parandjeja, ndaj dhe po te shkruaj. Mos e gjyko "Arditin", ai nuk ishte i keq, jeta, shoqeria, nganjehere edhe vendi e bene te tille. Nuk kishte ngritur kurre dore mbi mua.
Gjithcka ndryshoi kur ne erdhem nga Greqia, kriza na i mori te gjitha, me keq se atwhere kur lame leket ne firmat piramidale, te kujtohet? Nuk kishim as pune, as gje prej gjeje, edhe ato pak kursime ai i harxhoi ne bixhoz. Filloi te pinte, oh sa shume pinte. E mora nje nate ne telefon, Ergysi, djali i vogel ishte semure, kishte shume temperature, kisha frike. Shoket e vune ne loje: "Shko, shko se tw kwrkon gruaja!"
Qe prej asaj nate ai ndryshoi, me qelloi shume. Por nuk me dhembi as syri i nxirw e as brinja e krisur, sa me thembi shpirti qe u thye. U be cope prej asaj nate.
Une e dija qe do te me vriste. E thashe dhe ne polici, nuk doja ta dwnonin, vetem ta mbanin larg prej meje e, ata nuk e bene. Qeshnim me mua sa here shkoja ne komisariat, me sy te nxire, me buze te care. "Po kjo kurva, erdhi prape?!"- i degjoja policet qe thonin; nuk shkova me as atje.
Mos u merzit, nuk te kerkoj tw qash, as te mbash zi per mua, dua ndihmen tende tani qe une nuk jam
me. Mos u habit as kur te shohesh 200€ ne zarf e di nuk jane shume e nuk do te mjaftojne. Bleji Ergysit kostumin e matures e di qe do te shtosh edhe te tjera deri kur te vi ajo dite, ndoshta me aq para nuk mund te blesh as kemishen. Tregoji atij qe kishte nje nene..., qe e donte shume, ka dhe nje baba qe ndoshta do te jetw ne burg, ose per mungese provash do ta lirojne. Ergysi eshte 5 vjec tani, nuk i kupton keta gjera. Kujdesu per te, kur une te mos jem me...

No comments:

Post a Comment