Powered By Blogger

Thursday, October 18, 2018

Një mijë e një copëza jete...


Një erë e marrë ju përplas në fytyrë, sapo ai mbylli derën e jashtme të shtëpisë. Fytyra ju bë dhe më e kuqe sec e kishte zakonisht e, flokët megjithëse të shkurtra, ju ngritën përpjetë. Një shi i imët nisi të shtrohej mbi shpatullat e tij, duke bërë që xhupi i hollë që mbante veshur, të dukej si i palarë. Ai rrasi duart në xhep dhe eci drejt stacionit të metrosë. Bëri dy hapa prapa, për të mos u përplasur me një bicikletë që i kaloi pranë me një shpejtësi të cuditshme, dhe u mbush me frymë. Sytë i ishin errur më shumë atë ditë. Ndjenja e dështimit e kishte mbërthyr më fort se here tjetër. Atë ditë nuk do të kthehej mbrapsh, sic kishte bërë shumë mëngjese të tjera. U afrua në buzë të shkallëve që e conin nën dhe. I zbriti ato thuajse me vrap e kur shiun e kishte lënë pas krahëve, ndaloi dhe shkundi shpatullat. Ju dha një të lëmuar me dorë flokëve të laguar, që më shumë ngjanin me rrënjët e një peme plake. Trupi ju mbush me mornica, nga maja e kokës, deri tek gishti I vogël i këmbës. Xhupi i zi që mbante veshur, ishte tepër i hollë, për t’i bërë ballë atij të ftohti. Psherëtiu, dhe kërciti gishtat.  Ju kujtua se ishte fund shtatori, dhe në vendin e tij njerëzit ende bënin plazh. I ishte krijuar bindja se në atë pjesë të Evropës kishte vetëm një stinë dhe vetëm dimër. Vera thuajse nuk njihej, ose dhe në ditët që shfaqej tek- tuk; ishte e shkurtër, e lagët dhe gënjeshtare. Edhe nëse kishte diell, ai ishte gjithmonë më dhembë, sic kishte qenë atë mëngjes kur ai doli nga shtëpia. Llogariti paratë që kishte në xhep dhe bleu një biletë vetëm vajtje. Në darkë i duhej të kthehej sërish në qytet, por deri atëherë kishte kohë dhe nuk dihej se cfarë do t’i sillte dita. Të paktën deri në darkë do të kishte edhe pesë euro të tjera më shumë në xhep. I kishte bërë llogaritë që drekë nuk do të hante.

Në stacionin e metrosë në Beurs, ishte ngrohtë, ai hoqi xhupin e laguar dhe e mbajti poshtë krahut. Metroja i ndaloi para këmbëve të tij; sic ishte e shkruar me saktësi në ekranët e shumtë: as një minutë më vonë, as një shpejt. Cdo gjë ishte aq e saktë në atë vend, sa atij i shkaktonte një lloj frikë të cuditshme. “Dreqi ta hajë!” mendoi. Si mund të jetë cdo gjë kaq e saktë?! I hodhi një sy metrosë që ishte mbushur plot. Njerëzit kishin zhytur kokat e tyre nëpër aparatet smart phone, dhe dukeshin sikur jetonin në një tjetër planet. Por, sapo metroja ndaloi, ata zbritën me po të njëjtën saktësi të cuditshme. Ngritën përpjetë jakat e xhakatave, nxorën cadrat – e dinin fare mire se cfarë I priste jashtë - dhe iu drejtuan daljes. Ishte mëngjes herët dhe ata të gjithë shkonin në punë; përvec tij. Shkoi gishtat në flokët e tij të shkurtër e të laguar, dhe përtypi me inat camcakëzin që mbante në gojë, aq fort sa nofullat filluan t’i dhembin. Mori një letër, nxori camcakëzin e palosi brenda saj dhe e mbajti në dorë. Sa më shumë që distanca me Hagën afrohej, zemra e tij rrihte në një ritëm të pakontrolluar. I duhej ai vend pune. Kishte më shumë se dy vjet qe kishte vënë këmbën në atë vend dhe gjërat nuk po ecnin ashtu sic duhej. Fërkoi pak mjekrrën dhe u gëlltit. Një lëmsh i mbushur me ndjenjë faji po i zinte frymën që kur ishte larguar nga shtëpia. Po fundi i fundit, c’faj kishte ai që shkolla e tij as hahej, e as pihej në ato anë të Evropës. Sa shumë kohë i kishte kushtuar, sa me shpirt e pasion kishte punuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Por që ditën që u largua nga Tirana, ishte sikur ta kishte bërë shuk diplomën e tij dhe e ta kishte hedhur në wc, duke e shpëlarë dhe me ujë madje. Sytë ju mbushën me lot, kur kujtoi skulpturat që kishte vendosur një natë më parë në qilar. I duhej të lirohej dhoma në të cilën ato rrinin dikur. Prej dje, në dhomën e vogël kishte zënë vend një krevat i vogël bebi, një komo, një karrige e shumë lodra të ndryshme. Nuk besonte se fëmijës së tyre të porsalindur do t’i duheshin ato, por përderisa e shoqja kishte ngulur këmbë që duheshin, ai nuk kishte bërë zë. Ndërsa skulpturat e tij - të madhësive të ndryshme - rënkonin në ërrësirë, në qilar. Gjjithë natën nuk kishte fjetur i qetë, i dukej sikur dëgjonte klithmat e tyre. “Ua, shtyhu pak, më vrave”, - i thoshte skulpturat e Afërditës, Erosit.  Solli ndërmend sesi i kishte dale gjumi nga këto klithma që kishte ëndërruar, kishte qëndruar ashtu për pak minuta i ulur mbi krevat mbajtur me bërryla. Më pas kishte zënë kokën me jastëk dhe ashtu e kishte gdhirë mëngjesi. “Ja kështu vdes arti,” i tha vetes dhe rënkoi. Zbriti me përtesë nga metroja, sikur po bënte një gabim që kishte ardhur aty, dhe ju trajtua stacionit të tramvajit. U ul sërish në një stol, kësaj rradhe të kuq, në fund të tramvajit që nisi të gjarpërojë në rrugët e Hagës. “Cfarë do t’ju them: që kërkoj punë, cfarëdo që të jetë. Apo do t’ju them se kur rashë në dashuri me një grua, thjeshtë e desha, sic një njeri mund të dashurojë, dhe nuk e pyeta se c’pasaportë kishte, as s’e ku jetonte. Sa të thjeshta janë gjërat në letër!”, mendoi. Rrudhi pak vetullat dhe nisi t’i fliste sërish mendjes së tij: “Punë e madhe se do të lashë pjatat, mund të pastrosh dhe dyshemenë, mjafton të keshë një punë, mjafton të kesh një qëllim kur të zgjohesh në mëngjes. Ndoshta një ditë skulpturat e mia do të shohin dritën e diellit, ndoshta im bir, do të krenohet me mua, por tani më duhet kjo punë. Më duhet gjithcka që mund të fitoj dy para, gjithcka që të më pengojë që të mos bëhem alkoolist… Ndoshta një ditë do të ringrihem, po ndoshta si Feniksi.” Vuri buzën në gas tek ju kujtua ai libër. Qeshi për herë të parë atë mëngjes. Tramvaji ndaloi në stacionin Wagenaarweg. Ai u ngrit, shtrëngoi pak nofullat dhe zbriti…

No comments:

Post a Comment