“Why The Brain,” she asked.
“The brain is not a university, but a
money machine. People need a diploma and not all of them have the brain for it,
so they buy a piece of paper. It’s crystal clear, everybody knows and no one
wants to see it.”
“But, they are tomorrow’s doctors.”
“That’s not my problem.”
“People are gonna die,” Sarah screamed
“That’s not my problem too,” she said again with a smiling face.
Albanian version
– Pse “Truri”? Cfarë bëni aty?
– Më premto që nuk do të shkruash asgjë,
ndryshe nuk kam forcë, ata do të marrin djalin.
– Po më kërcënon sërish.
– Bëhu serioze, janë njerëz të
rrezikshëm.
– Më trego gjithcka, dua të di, nuk
shkruaj asgjë. Ja fotot, fshiji po deshe! – tha dhe i vuri aparatin fotografik
mbi tavolinë. “S’ka më as para. Sa keq!” mendoi.
– “Truri”, nuk është universitet, por
një makinë parash. Ata që kanë para paguajnë për një “copë letër”. Jo të gjithë
janë të zgjuar, jo të gjithë mund të shkojnë në universitet e të marrin një
diplomë për të qenë. Pra, ju duhet të blejnë ‘mend’. Sot, ata janë bërë
juristë, mjekë, inxhinierë pa bërë asnjë ditë shkollë. Të gjithë kanë firmën e
universitetit “Truri”. Këtij vendi po i thahet truri Sara, kjo është
gjitha. Një shoqëri që ka njerëz të pashkolluar ose keqshkolluar, por që ka
shumë diploma që nuk vlejnë, është e destinuar të mbetët në errësirë, të paktën
për shumë kohë, derisa të bëhem unë e pasur, ose politikane; dy rrugë ka, - tha
dhe qeshi.
– Alba, ata mjekë, inxhinierë mund të
vrasin njerëz.
– Ky nuk është problemi im.
– Ti cfarë lidhje ke?
– Unë jam gjithmonë aty ku ka para.
No comments:
Post a Comment