Powered By Blogger

Saturday, May 30, 2015

Mision i pamundur

M'u deshen 10 minuta të mira që të kaloja rrugën përballë shtëpisë time. Nuk do të shkoja shumë larg, deri në trotuarin aty afër. Mund edhe të kisha zgjedhur te mos e kaloja fare rrugën, por kazanët e plehrave ndodheshin në anën tjetër e meqë nuk shquhem per shenjestër duhej t'ju afrohesha te paktën afër. Ishte ditë e me shikonin njerëzia se natën ndoshta dhe do ta kisha provuar. Koka e djalit përplasej sa andej-këtej në karrocën që tundej nëper gurët ku kisha rënë. Nuk e nxirja dot që andej. Pranë më kaluan ca femra të veshura bukur e majë takave me panë shtrembër që kisha ngecur me një bebe. Kush e di c'menduan "uf shtëpiake e dëshpëruar", - nuk jua vura re. Aty ku ato ishin kisha qenë dhe une dikur, po të kenë fat do të vijne dhe ato më vonë aty ku une jam tani. Përqafova beben time e ai më dha një buzëqeshje engjëllore. Më dukej vetja si jashtetokësore e zbritur gabimisht në ketë qytet, në qytetin tim që vazhdon të bëhet cdo ditë rrëmujë. Më në fund ja arrita, dola në anën tjetër e hodha plehrat. Ok, - i thashë tim biri, - shpëtuam! Sic duket fola me zë të lartë pasi disa gra në anë të rrugës po më shikonin me habi. Ndoshta dhe mendonin: po kjo pse bën si interesante e na kërkon trotuar për këmbësorët, aq me keq akoma vend ku karroca të kalojë pa problem. I keni parasysh aty trotuarët që kanë një pjesë me të ulur ku kalon karroca e bebes me lehtësi ajo e invalidëve gjithashtu. Duart m'u duken sikur m'u bënë me kallo nga forca që ushtroja tek karroca. Pashë c'pashë fillova te bëj dhe ca foto ne kohën që prisja të pija një kafe. Po aty në mes të pluhurit, e zhurmës aty ishte lokali, kishte njerëz, ëifi e pse të mos ulesha dhe unë. Sërish më panë shtrembër ato te tavolinës ngjitur. Teksa beja foto tundja kokën e sic duket thoja: e tmerrshme të kalosh rrugën ne ate kryqëzim është cështje jetë a vdekje! E tmerrshme të jesh edhe shofer/e në këte qytet. Një makinë parakalonte në krah te kundërt e bënte me drita: ndaloni ju të tjeret nuk e shikoni qe po kaloj unë! E në gjullurdinë e makinave që duan të kalojnë të gjithë të parët pa pyetur kush ka të drejtë e kush jo njëra lexonte për shtatë palë qejfe mesazhet në telefon dhe nuk e vriste mendjen për vargun e gjatë të makinave mbrapa apo boritë pa fund që filluan të gjithe në kor. E jo pa e bërë dhe një like ne Facebook nuk e ndizte makinën tjetra. Për parkimin dysh e tresh të makinave nuk po flas fare. Mendova me vete: prandaj bëhen kaq shume aksidente e vdesin kaq shumë njerëz?! Jo! Kjo pyetje ishte vërtet naive nuk di as sesi me kaloi ndermend...E vendosa! Herën tjetër kur të dal në rrugë do të pi një teke raki ndoshta trotuarët do më duken në të gjerë, rrugët më të mira, makinat do të fillojnë të lëvizin në rregull, shoferë e këmbësorë do të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Nesë tekja nuk bën punë do të provoj nje dopio:p

No comments:

Post a Comment