Sa më
shumë i njoh aq më shumë me vjen të ulëras me të madhe. T'ju ulëras m'u në
surrat me sa të kem fuqi. Le të me arrestojnë, për prishje të qetësisë publike,
apo fyerje personash, të paktën do të jem e kënaqur. Kujt t'i ulëras?! Atyre që
mbajnë të gjitha nje emër: Bukra. Janë aq shumë në numër sa duket sikur shtohen
si me magji.
E di që secili prej nesh e ka një Bukra në fis. Bukra ime nuk i
përket fisit tim, kemi qëlluar fis i drejtë "budallenjsh", pa
mashtrime e fati na la edhe pa Bukrën. Megjithë
tualetin që bën, Bukra ime sërish ka ngjashmëri më shumë me burrat. Natyra e ka lëne dhe
të shkurtër e si për ta shtuar shkurtësinë e saj mban veshur më të shumtën e
kohës pantallona të bardha, si të jetë stina; të shkurtra ne verë e të gjata ne
dimër. Nëse do të m'i falte njeri çimzet që kishte veshur atë ditë kur e njoha
për herë të parë do të mendoja se po tallej me mua. Por ajo është
"bukra", ajo është moda dhe marka e fundit.
Si e kalon ditën? - më
pyeti?
Shkruaj - i thashë unë.
Pffft po kjo as hahet e as pihet, - ja priti
ajo.
Po shkrimet e mia janë si ato të Hoxhës; pihen me ujë dhe e japin efektn
më vonë, - ja ktheva unë jo pa ironi. Ajo as e vrau mendjen për një gjë të tillë.
Bukra ime nuk pranon të pi kafe dosido,
si ne të tjerët, si të na e sjellin ne nuk bëjmë llafe. Ajo e do në këmbë si
italianët. Pak rëndësi ka se italianët e pijnë kafenë në këmbë se janë me
nxitim për në pune, Bukra ime e pi ashtu se do të tregojë veshjen e fundit. E
nëse gjen nje vend tjetër që kafja nuk pihet si italianët, qe të themi të
drejtën vetëm atje pihet e tillë, Bukrës time nuk i pëlqen ai shtet: sa shtet
pa gusto i dalë mode!
Se Bukra ime ha në restorante klasi, e pi verë të
shtrenjtë, pavarësisht se qejfi ja ka një birrë me qofte. I shijoji birra me
chips, nuk e njihte njeri, përveç meje që ju duka e parrezikshme. Nuk i thashë
se një ditë do të ishte personazhi im e ndaj ato patatina mund t’i mbeteshin
edhe në grykë. Se Bukra ime s'di ku t'i cojë paratë e ndaj i duhej një rrip
300€ për kafshen e saj shtëpiake. Nuk kam asgjë kundër kafshëve, por kur mendoja
që im atë ka një rrogë mujore prej 200 mijë lekësh të vjetra sa nuk ju
hodha në grykë, kafeja në këmbë s’kishte qenë asgjë.
Se Bukra ime nuk di ta
dallojë që Stambolli është qytet, e i thotë shtet, por sërish Bukra ime ka tre
shtëpi në Tiranë e unë që bëj dallimin nga shteti në qytet, mbeta në shtëpi me
qira.
Bukra ime ka dhe makinë, - natyrisht, - do të thoni ju, - s'kishte si të
ndodhte ndryshe. Bukra ime parkon vend e pavend, nuk e njeh shenjën “minus”;
ndalim kalimi! Gjobat i paguan Mreti. Pyes veten sa lekë do të ketë ky Mreti?!
Gabim! Mreti nuk ka lekë, Bukra nuk e njeh ketë ngjyrë, ajo flet vetëm me euro,
ndërsa unë me këtë lloj paraje nuk di t’i bëj llogaritë mirë. ;)