Është
i njëjti vend, i njëjti det, e njëjta çadër që ishte dje, e njëkohësisht asgjë
nuk është më si më parë. Të fundit pushues ikën, morën rrugën turravrap drejt
qytetit zhurmëshumë. Sa herë largohem prej detit, pushimeve nuk di pse, por më kujtohet
fundi i filmit "dirty dance", nje hapësirë e pafund e mbetur bosh. Të
krijohet një gjendje shpirtërore që as vetë nuk e merr vesh, shkon deri aty sa
thua: ç'mu deshën këto pushime, isha më mirë pa to. Pastaj nis jeta e përditshme,
telefonat pa fund: hë ishe në filan vend? Ishte bukur mos më thuaj që nuk
shkuat, ne u kënaqëm shumë. Dhe të duket vetja sikur ke humbur dicka, ti ishe në
atë vend që mikesha jote ta kishte përshkruar me aq zjarr, por për habi nuk gjete
asgjë të bukur, përkundrazi doje të ikje sa më parë.
I
bën dhe pyetje vetes pse je kaq e komplikuar, kënaqesh me një kafe buzë detit
teksa shijon zhurmën e dallgëve që përplasen në breg e spiunon padashje puthjen
e dy të rinjve tutje në horizont. Së bashku me ty janë të fundit pushues atë natë.
Nuk ke bërë asnjë
postim në facebook, ç'u bë me pushimet e tua? Ku
je? Merr telefonin nuk ben selfie si të gjithë, jo! Nuk poston asgjq as në
instagram. Është jeta jote, pushimet e tua. Regjistron dhe videon e fundit ta marrësh
atë copë deti me vete se të përket. Do t'i kthehesh sërish asaj pamje kur
vjeshta të zërë rrugët në qytet, kur shiu të mos ketë të ndalur çdo ditë në
trotuar, kur nuk i dihet ç'do të të sjellë ajo që vjen. Në shtëpi ke lenë plot pune pezull " pas
pushimeve - thua gjithmonë", a thua se dikush do t’i rregullonte për ne si
me magji. Faturat presin ne rradhe. Edhe e hënë edhe data 1 shtator, nuk mund të shkruash asgje më shumë...
No comments:
Post a Comment