Powered By Blogger

Tuesday, November 13, 2018

I dashur mik, e dashur mike


I/e dashur mik/mike,

Sot dua të të flas për librat. Jo se ti nuk e di cfarë janë librat, por thjesht të t’i kujtoj. Ti i sheh librat përditë; rrugës teksa shkon në punë, aty në trotuar, mbuluar me pluhur kur është verë, dhe me qese të ngjyrave të ndryshme, në vjeshtë e dimër. I dashur mik, a e dije se librat janë të urtë e të mencur?! Librat janë edhe të sjellshëm, madje edhe më të sjellshëm sec mund ta kesh menduar ti. Ata nuk të gjykojnë dhe as nuk të përqeshin. I dashur mik, a e ke vrarë mendjen se kur ka qenë libri I fundit që të kanë zënë duart – nuk po flasim këtu librat e shkollës, apo ato të fëmijëve, që nga halli duhet të përplasesh me to. I dashur mik/mike, a e ke menduar ndonjëherë se duke lexuar një libër ke mundësi të shkosh nga divani yt i ndenjes në një vend tjetër, ndoshta dhe në një tjetër planet?

I dashur mik/ mike do të të këshilloja – natyrisht nëse do të më dëgjoje: Lexo sa më shumë libra dhe jeto sa më shumë jetë. Përdori ato si urë, atostradë, anije, nëndetëse dhe shko e vizitoje botën. Ajo është falas për ty. Mjafton ta tërheqësh prej rruge.
I dashur mik/ mike,
Mos ki frikë! Libri është miku yt më i mirë; vërtet ka shumë fjalë, por ato janë pa zë. A e ke menduar ti i/e dashur mik/mike, se sa pak flasim ne për librat? Nuk besoj se të ka rënë në sy. Në fakt, tani që po të shkruaj ty, po kujtohem edhe vetë se sa pak flasim ne për librat dhe sa pak lexojmë! Një herë në vit – vetëm një javë, vetëm gjatë panairit të librit – është shumë pak, kaq nuk mjafton! Më thuaj, i/e dashur mik/mike, kur ka qenë hera e fundit që ke folur për një të tillë? Ndërsa unë i/e dashur mik/mike, flas shumë për librat, aq shumë sa njerëzit kanë filluar që të mërziten prej meje. “Ohu, ajo flet vetëm për libra”, – thonë.  Ndaj i/e dashur mik/ mike, kam hequr dorë nga e folura. Tani preferoj të hesht dhe të shkruaj më shumë. Ndoshta një ditë; dikush, dikur, diku, do t’i bie ndërmend të lexojë më shumë. Dhe aty patjetër do të jem dhe unë.

Më poshtë po ju sjell ndërmend një poezi të Siegfried Sassoon:

Books; what a jolly company they are,
Standing so quiet and patient on their shelves,
Dressed in dim brown, and black, and white, and green
And every kind of colour. Which will you read?
Come on; O do read something; they're so wise.
I tell you all the wisdom of the world
Is waiting for you on those shelves; and yet
You sit and gnaw your nails, and let your pipe out,
And listen to the silence.

Nëse keni arritur deri këtu atëherë urime! Ju mund të shikoni dhe Listën e librave të mi, të lexuar gjatë këtij viti. Jeni të lirë të shtoni listën tuaj. J

1 Berlin – James Patterson
2 Jack & Jill – James Patterson
3 Shakaja – Milan Kundera
4 Nate e dite – Virginia Woolf
5 The picture of Dorian Gray – Oscar Wilde
6 Anabela – Adela Caushllari
7 11 minutes – Paolo Coelho
8 Tha launch book – Sanyin Siang
9 Alchemist – Paolo Coelho
10 Sarah – Alfred Peza
11 Husband’s secret – Liane Moriarty 
12 Kafka on the shore – Haruki Murakami
13 The Wind-Up Bird Chronicle – Haruki Murakami
14 Norwegian wood – Haruki Murakami
15 The President is missing – James Patterson & Bill Clinton
16 The Origin – Dan Brown
17 The Sister – Louise Jensen
18 Oh! What a Pavlova – Isabella May
19 Rage of Angles – Sidney Sheldon
20 Y is for Yesterday – Sue Grafton
21 The 10th Anniversary – James Patterson

Rilexim për të tretën herë:
1 Qyteti I fundit – Petro Marko
2 Harku I Triumfit – Remark
3 The Trial - Kafka
4 Nothing last forever – Sidney Sheldon

Në proces leximi:
1 Mos më lër të shkoj Kazuo Ishiguro
2 In the Mids of Winter – Isabel Allende

Ju lutem mos me urreni! ;)

No comments:

Post a Comment