Powered By Blogger

Sunday, October 9, 2016

I dashur unë dhe ti


I dashur ballkanas; të dashur ne! Nëse nuk ke gjë për të thēnë; mbyll gojën më mirë! Ti nuk di asgjë më shumë se ai/ajo, ata/ato. Ti, ke vetëm privilegjin se bërtet më tepër, por kjo s'do të thotë se ke të drejtë. I dashur unë dhe ti, duke shkruar me fjalë të ndyra e, duke sharë si të të vijë për mbarë, ke përgjegjësi se po edukon një brez gabim. Të lutem: shkruaj bukur, thjeshtë; të të marrim vesh!
I dashur ballkanas; të dashur ne! Mos bëj gjithmonë kritikë negative, edhe aty ku nuk ka vend. Kjo nuk quhet më kritikë, por kthehet në xhelozi të sëmurë, zili, gojë të liga, thashetheme; e ku di unë.
I dashur unë dhe ti! Sikur të bënim një përpjekje të ishim më pozitiv me njëri-tjetrin, a thua jeta do të ishte më e bukur, pa gjithë këto peripeci. A mendon se duke respektuar mendimin e tjetrit - pavarësisht se është kryekëput ndryshe me mendimin tënd, - mund të jetë më mirë? A mendon ndonjëherë i dashur unë dhe ti, që mund të jesh gabim?
I dashur unë dhe ti, a mund të përpiqemi, - e di sa e vështirë është, - të shohim punët tona? Më thuaj, të lutem, cili ka qenë libri i fundit që ke lexuar? A e di sa pak lexojmë ne? Po sa shumë lexojnë të huajt, e di vallë?


Të dashur ballkanas; të dashur ne!

Sa herë dëgjoni për të kuptuar, e jo për të kundërshtuar. Sa bukur do të ishte, nëse kuptojmë ndonjë fjalë, ashtu nëpër të, të atyre gjërave që kundërshtojmë.

E pra i dashur ti, mos nxir vrer kot e mos shkruaj fjalë të bukura pas vdekjes, si te doktor Adhamudhi e zonjëza Lulushe. Do të qesh me fjalët e tua kudo që të jem; parajsë, apo ferr.

No comments:

Post a Comment